E shtunë, 25 Maj, 2013 - 20:31
Subscribe to Syndicate
download

Qeveria optimiste: Në vitin 2013 pa viza

11.08.2012 - 20:34
Ministrat Bajram Rexhepi e Vlora Çitaku kanë thënë se deri në fund të këtij viti do të plotësohentë gjitha kushtet e KE-së

Institucionet e Kosovës do t’i përmbushin pothuajse të gjitha kriteret e caktuara nga Komisioni Evropian për të përfituar liberalizimin e vizave në fund të vitit, ndërsa në vitin 2013 i mbetet Brukselit të vendosë për vizat. Kështu deklaruan dy ministrat e Qeverisë së Kosovës, Vlora Çitaku, ministrja e Integrimeve dhe Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme.Këto komente dy ministrat i bënë në një konferencë për media, që mbajtën të shtunën në Prishtinë. Ata u shprehen të sigurt se pas fundit të këtij viti, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi tç lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së.

 “Procesi i liberalizimit të vizave nuk pres të ketë pengesa politike për shkak të mosnjohjes nga pesë vendet e Bashkimit Evropian...Ky proces në fund merret në nivel politik. Mirëpo, nëse shohim politikat e kaluara, pengesat politike asnjëherë nuk kanë prodhuar pasoja për ecjen përpara të këtij procesi”, ka deklaruar ministrja Çitaku.Ndërkaq, ministri Rexhepi tha se MPB do t’i plotësoj të gjitha kushtet e nevojshme që Kosova të mos vonohet me marrjen e vizave. “Mund të themi me optimizëm se deri ka fundi i këtij viti, sa u përket udhërrëfyesit dhe atyre 95 kritereve, kryesisht do të përmbushen. Se kur do të kemi liberalizimin, shpresojmë në vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.Ministri i rendit të vetmin shqetësim e kishte atë për menaxhimin e integruar të kufirit, të cilin, siç tha Rexhepi, po e sfidon Serbia qëllimisht.  Ndërsa sa i përket kthimit dhe riitengrimit të të riatdhesuarve, tha se ky proces po ecën normalisht.“Gjatë këtij viti nga shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian janë kthyer rreth 2059 persona të riatdhesuar gjithashtu Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur regjimin e vizave për 86 shtete, vendim ky që fillon të aplikohet nga 1 janari 2013”, tha ai.Gjithashtu Rexhepi tha se është hartuar Strategjia e re për Menaxhimin e Integruar të Kufirit bashkë më Planin e Veprimit 2012-2017 dhe është bërë përparim i konsiderueshëm sa i përket sigurisë publike, parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar.Ai tha se gjithsej janë konfiskuar 337 armë, ndërsa Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, sipas tij, ka ndërmarrë 114 operacione, që ka rezultuar me 367 të arrestuar dhe 38 kriminale të goditura, janë konfiskuar 51 kg e 11 g heroinë, 6 kg e 205 g kokainë, 1080 kg mariuanë, 8188 bimë kanabisi, etj.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 19:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 14 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 19:30

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 18:20

Shkup

Few clouds
  • 18 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 20:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj