E hënë, 20 Maj, 2013 - 02:20
Subscribe to Syndicate
download

Reformë, ose bojkotim zgjedhjesh

07.10.2012 - 12:13
Partitë opozitare kanë kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që të ndryshohet Kodi zgjedhor

Partia më e fuqishme opozitare në Maqedoni, ka kërcënuar partitë në pushtet se do t’i bojkotojë zgjedhjet e viti 2013, në rast se nuk bëhen ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe pastrimin e listave zgjedhore. Ky kërcënim është artikuluar në një konferencë për media nga lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski. 

“Apelojmë që pushteti në afat prej disa ditëve të dorëzojë pranë Parlamentit ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe të pastrojë listat zgjedhore, me ç`rast menjëherë mund të qasemi drejt organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në rast se nuk bëhen ndryshimet, opozita do t’i bojkotojë zgjedhjet”, citon INA fjalët e Cërvenkovskit. 

Ndërsa partitë shqiptare që përbëjnë taborin e opozitës, janë shumë skeptikë se do të ndryshohet Kodi zgjedhor. 

"Patjetër duhet të ketë të dhëna të sakta për të gjitha personat të cilët kanë të drejtë vote. Pse pushteti nuk bën regjistrim dhe kur do ta bëjë atë?", ka theksuar deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela, duke kërkuar gjithashtu zbatimin e rekomandimeve të OSBE – ODIHR për Kodin Zgjedhor. 

Edhe Rilindja Demokratike Kombëtare gjithashtu shpreh skepticizëm për modelin e propozuar nga Qeveria për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Me ndryshimet sipërfaqësore të kodit zgjedhor nga ana e maxhorancës, ne nuk do të kemi zgjedhje fer dhe të drejta dhe ashtu siç janë kërkesat e OSBE-së”, konsideron Izet Zeqiri, deputet i kësaj partie. 

Ndryshe, sipas agjencisë INA, debatet për ndryshimet e Kodit zgjedhor vijnë në një periudhë kur Maqedonia është pranë zgjedhjeve të ardhshme lokal, mars 2013 dhe mundësive për të mbajtur në pako edhe zgjedhjet parlamentare.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 01:20

Prishtinë

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 02:00

Cyrih

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 01:20

Shkup

Clear sky
  • 16 °C
Reported on:
Hën, 20/05/2013 - 01:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj