E shtunë, 25 Maj, 2013 - 23:36
Subscribe to Syndicate
download

Rekord: 21-vjeçar me 66 raste penale

14.10.2012 - 18:54
Florim Fazliu me nofkën “Gjapella” në 55 raste është i dyshuari kryesor, ndërsa në 11 raste ishte viktimë-dëshmitar

Florim Fazliun nga lagjja “Kodra e Trimave” në Prishtinë të gjithë e njohin me nofkën “Gjapella”. Ky djalosh 21 vjeçar ka thyer rekord në Kosovën e pasluftës, jo për ndonjë të bëmë sportive apo akrobatike, por për probleme dhe shkelje ligji. Ai gjendet në Burgun e Lypjanit ndërsa ka 66 procedime penale.

“Gjapella”, sipas gaztës JNK, kishte vetëm 15-vjeç, kur pati rastin e parë në polici. Ai ishte denoncuar për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike më 2006, ndërsa nga ajo periudhë deri në vitin 2012, atij iu shtuan një nga një, duke i grumbulluar 66 vepra penale.

“Në 55 raste, Florim fazliu ishte i dyshuari kryesor, ndërsa në 11 raste ishte viktimë-dëshmitar”, thuhet në raport.

“Fazliu dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme si tentim-vrasje, therje me thikë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, kërcënime, sulme të rënda trupore, shtënie më armë, grabitje, dëmtime të pronave, mosbindje të urdhrave të policisë”, thotë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Lidhur me këto vepra, më 4 tetor 2012, “Gjapella” është arrestuar nga divizioni kundër krimit të organizuar i Policisë së Kosovës, si i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale.  “Gjapella” është arrestuar në bazë të letër-rreshtimit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, sipas të cilës, ai ka qenë person i shpallur në kërkim që nga viti 2011.

Gjyqtari Vehbi Kashtanjeva tha se paraburgimin e Florimit e ka vazhduar vendimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, deri më 4 nëntor 2012.  “Gjapella po mbahet në burgun e Lipjanit”, tha Kashtanjeva. Ndërsa policia posedon të dhëna që personin e arrestuar e identifikojnë si pjesëmarrës në kryerjen e shumë veprave penale në kuadër të grupit të ashtuquajtur “Sekiraça”.

Florim Fazliu ka edhe një faqe në rrjetin social Facebook me nofkën e tij “Gjapella”, ndërsa ka më shumë se 1300 “friends”.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 5 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 22:50

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 11 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 23:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 22:50

Shkup

Scattered clouds
  • 14 °C
Reported on:
Sht, 25/05/2013 - 23:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj