E djelë, 19 Maj, 2013 - 23:30
Subscribe to Syndicate
download

Rrëzohet mocioni i Vetëvendosje për privatizimin

11.10.2012 - 16:57
Ky mocion u kundërshtua nga 53 deputetë, 45 votuan pro mocionit, ndërsa tre u deklaruan të përmbajtur

Deputetë e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë mbështetur të enjten mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e privatizimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë. Ky mocion u kundërshtua nga 53 deputetë, 45 deputetë ndërkaq votuan pro mocionit, ndërsa tre u deklaruan të përmbajtur (abstenuan).Ajo që ishte me karakteristike në këtë votim, ishte fakti se kundër decentralizimit votuan edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe deputeti Fatmir Limaj. Të dy këta ligjvënës i takojnë partisë në pushtet-PDK-së që drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi.   Ndërkaq, pavarësisht se ishte në rend të ditës që kundër këtij mocioni të votohet nju rezolutë e PDK-së që i jepet mbështetje privatizimit, kjo nuk kaloi. Deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri,  i cili kishte iniciuar debatin për privatizimin, i cili gjatë dy seancave të kaluara ngjalli shumë debate, tha se futja në rend dite e mocionit bashkë me rezolutën e PDK-së ishte në kundërshtim me rregulloren e punës.“Nuk ka të drejtë asnjë person tjetër të shtroj mocion këtu përveç kërkuesit të debatit dhe rrjedhimisht kërkoj që sot të votohet vetëm mocioni i cili është paraqitur në Kuvend nga parashtruesi i debatit, e që jam unë së bashku me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe i dakorduar edhe me dy grupet tjera parlamentare LDK-në dhe AAK-në”, ka thënë Ymeri citon REL.Përveç kësaj çështje, në seancën e të enjtes para ligjvënësve kosovarë fa folur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ky i fundi ishte ftuar në interpelancë nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të raportuar rreth fushatës lobuese, me theks të veçantë për njohjen apo mosnjohjen nga mali.Shefi i diplomacisë kosovare tha se procesi i njohjes do të vazhdojë pavarësisht konsekuencave dhe vështirësive.

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti (III)
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 22:50

Prishtinë

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 23:00

Cyrih

Scattered clouds
  • 9 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 22:50

Shkup

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 22:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj