Rreth 40% e bizneseve e korruptojnë administratën
Organizata Ndёrkombёtare e Punёs (ILO) nё bashkёpunim me Shoqatёn “ Biznes-Albania” me seli nё Tiranё, kanë bërë njё studim pёr mёnyrёn sesi operon biznesi nё Shqipёri dhe kanë konstatuar se rreth 40 për qind e bizneseve në këtë shtet e korruptojnё me ryshfete administratёn publike për t’ i ikur taksave.
Raporti është nxjerrë nga anketimi i 500 ndёrmarrjeve tё vogla dhe tё mesme nё nivel kombёtar. Konkluzioni i tij kryesor, sipas këtij raporti, ёshtё se bizneset e “zgjedhin ryshfetin nё vend tё ligjit” nё kushtet e njё administrate publike burokrate, jo efikase dhe tё korruptueshme.
Raporti të cilin e ka transmetuar DW, paraqet njё realitet ku 40 për qind nga 500 bizneset e vogla dhe tё mesme tё intervistuara, pranojnё tё kenё paguar ryshfet pёr tё marrё nga administrata publike shёrbime.
Sipas raportit subjektet private janё vonuar nga punonjёsit e administratёs tatimore, enkas qё t’i detyrojnё tё mbarojnё punë duke u dhёnё para nёn dorё. Ndёrsa 37 për qind e tyre thonë njё dukuri tjetёr: rritjen e barrёs fiskale dhe tё tarifave tё shёrbimeve nё atё masё, qё pёr bizneset kostoja del mё e ulёt kur japin ryshfet nёn dorё sesa kur paguajnё taksat.
Moti
Bernë
- 5 °C
Dje, 26/05/2013 - 00:50
Prishtinë
- 11 °C
Dje, 26/05/2013 - 00:30
Cyrih
- 6 °C
Dje, 26/05/2013 - 00:50
Shkup
- 13 °C
Dje, 26/05/2013 - 00:30
