E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 01:30
Subscribe to Syndicate
download

S’ka bisedime pa zbatim marrëveshjesh

13.08.2012 - 09:03

Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri e akuzoi bashkësinë ndërkombëtare, se nuk i ka bërë presion Serbisë për respektim marrëveshjeve të vitit 2011.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe njërit udhëheqësja e delegacionit kosovar në bisedimet teknik mes Prishtinës e Beogradit, Edita Tahiri deklaroi të dielën në një konferencë për media, se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë, derisa kjo e fundit nuk i zbaton marrëveshjet e viti 2011.

Ajo tha se kusht për vazhdimin e bisedimeve është implementimi i shtatë marrëveshje të para, ndërsa akuzoi Beogradin zyrtar për shkelje të obligimeve ndërkombëtare. Po ashtu kryenegociatorja kosovare, e akuzoi bashkësinë ndërkombëtare, që nuk i ka bërë presion Serbisë për respektim marrëveshjeve.

“Ky proces vazhdon të ballafaqohet me ngecje të mëdha në përgjithësi, me zbatime të pjesërishme, vonesa, shmangie dhe shkelje të obligimeve që janë si rezultat i mungesës së vullnetit politik të Serbisë për t’i respektuar ato. Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet implementuese”, tha Tahiri.

Zëvendëskryeministra kosovare foli veç e veç për secilën marrëveshje.

“Marrëveshja për regjistrat civil është arritur me 2 korrik 2011, ndërsa zbatimi nuk ka shënuar përparim të theksuar, sepse deri me tani Serbia ia ka kthyer Kosovës vetëm 205 libra të gjendjes civile prej gjithsejtë 12.033, të cilat janë marrë nga Kosova në periudhën e okupimit dhe luftës”, tha Tahiri.

Sipas negociatores kosovare marrëveshja është zbatuar vetëm 1.7 për qind, ndërkohë që është shkelur afati për implementim i paraparë për 6-deri 9 muaj. “Është e qartë se Serbisë i ka munguar vullneti politik për plotësimin e obligimeve, përderisa Kosova ka qenë e përpiktë për përmbushjen e obligimeve të saja”, tha Tahiri.

Marrëveshja tjetër për lirinë e lëvizjes e arritur me 2 korrik 2011, sipas Tahirit, ka filluar të realizohet pavarësisht obstruksioneve që i bën Serbia. Po ashtu edhe marrëveshja e tretë, ajo për vulat doganore, siç tha Tahiri, është duke u reaguar, madje sipas saj, është marrëveshja e vetme që reagohet në masë të kënaqshme.

Ndërsa marrëveshja e katërt, ajo për kthimi e dokumenteve kadastrale e arritur më 2 shtator 2011, sipas kryenegociatores kosovare, nuk është zbatuar fare. “Serbia nuk ka bërë asnjë veprim në drejtim të skanimit të dokumentacioni kadastral të cilën e ka marrë dhunshëm në periudhën e okupimit, duke mbajtur ende 12 milionë faqe të këtij dokumentacioni”, tha Tahiri.

Marrëveshja tjetër që parashikon njohjen reciproke të diplomave, sipas Tahirit, sado që është vonuar, duke se ka filluar të japë rezultate e para. E arritur më 21 nëntor 2011, kjo marrëveshje ka filluar të zbatohet më Mars të këtij. Më 26 korrik 2012, sipas Tahirit, janë certifikuar 73 diplomat e para.

Ndërsa marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, e cila është konsideruar më e rëndësishmja nuk ka filluar të implementohet. E arritur më 2 dhjetor 2011, nga kjo marrëveshje, u tha se nuk ka fare progres, për faktin se me këtë marrëveshje Serbia e ka njohur integritetin territorial të shtetit të Kosovës.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje është kontribut për paqen, stabilitetin, marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe ngritjen e sigurisë në rajon. Protokollin teknik të kësaj marrëveshje Kosova e ka nënshkruar dhe miratuar në Qeveri menjëherë e në anën tjetër Serbia që nga muaji shkurt vazhdon që të mos e nënshkruaj atë duke treguar se nuk e ka vullnetin e duhur politik në dëm të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal”, tha Tahiri.

Ndërsa e fundit, është marrëveshja për bashkëpunim rajonal, e arritur më 24 shkurt 2012. kjo marrëveshja, siç tha Tahiri, po zbatohet plotësisht nga ana kosovare, ndërsa në shumicën e rasteve, përfaqësuesit e Serbisë kanë lëshuar takimet nga pakënaqësia e përfaqësimit të institucioneve të Kosovës nëpër konferencat rajonale.

Zëvendëskryeministrja kosovare tha se Prishtina zyrtare mbetet e përkushtuar për vazhdimin e bisedimeve, por jo pa implementimin e marrëveshjeve të para.

“Ne si Qeveria e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë se pa zbatimin e plotë të marrëveshjeve, nuk mund të vazhdojë dialogu teknik”, tha ajo, duke precizuar se për këtë qëndrim e kanë edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar. Ndërsa sa i përket, vazhdimit të dialogut politik, ajo tha se për këtë vendosë qeveria.

Ndërsa, Tahiri rikujtoi se në agjendën e bisedimeve teknike kanë mbetur hapur për debat edhe disa çështje, përfshirë këtu: telekomin, energjinë, çështja e të pagjeturve, trashëgiminë kulturore, por edhe disa çështje të tjera. Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a do të jetë akoma udhëheqëse e delegacionit të Prishtinës, ajo tha se për këtë çështje do të vendosë kryeministri Hashim Thaçi.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 00:50

Prishtinë

Clear sky
  • 18 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 00:30

Cyrih

Clear sky
  • 19 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 00:50

Shkup

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 00:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj