E mërkurë, 19 Qershor, 2013 - 16:24
Subscribe to Syndicate
download

Sa popull ka Diaspora?

23.10.2012 - 08:39
Regjistrimi i kosovarëve që jetojnë në diasporë do të fillojë më 2013. Institucionet duan të dinë se sa banorë janë jashtë vendit

Institucionet e Kosovës janë të vetmet në rajon që nuk e dinë se sa popull përfaqësojnë në diasporë. Në dekadën e fundit janë dhënë shifra të ndryshme nga 300 mijë, në 500 mijë e 700 mijë kosovarë që jetojnë jashtë vendit. Që këto shifra të zyrtarizohen, Prishtina zyrtare po bënë plane që në vitin 2013 të fillojë regjistrimin e diasporës. 

Këtë ide e ka ngritur disa muaj më parë ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli, i cili ka parashikuar që në vitin 2013 të nisin procedurat për regjistrimi e kosovarëve që jetojnë jashtë atdheut. 

Ndërsa shifrat e fundit që kanë dalë nga regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, regjistrimin në diasporën e ka bërë nevojë imediate, për faktin se, shifrat e frymorëve të regjistruar kanë një dallim minimal me regjistrat e votuesve. 

Regjistrimi i diasporës, siç kanë deklaruar përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë, është e domosdoshme edhe për përgatitjen e politikave ekonomike, fiskale e zhvillimore. “Është obligim ligjor hartimi i regjistrave të mërgimtarëve”, deklaroi për “albinfo.ch”, ministri Ibrahim Makolli. 

Ai tha se përfaqësuesit e institucioneve, por edhe demografët e ndryshëm kanë dhënë shifra ashtu siç u ka marrë mendja. Dikush, sipas tij, flet për 300 mijë kosovarë, të tjerët kalkulojnë 500, së fundi është thënë 700 mijë, ndërsa disa po flasin, sipas Makollit, për 1 milion kosovarë që jetojnë jashtë atdheut. 

“Në po bëjmë plane për mësimit plotësues në diasporë, a nuk e dimë saktë se sa nxënëses i kemi. Prandaj është koha, që shteti i Kosovës të dijë se sa njerëz i ka jashtë, sepse nuk mund të bëhen as strategji e as politika të qarta, nëse nuk e dimë numrin, shpërndarjen, grupmoshat etje”, tha Makolli. 

Për t’i hequr të gjitha këto dilema, ai tha se në vitin 2013 bashkë me Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe me dikasteret tjera, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Brendshme, do të Fillohet hartimi i dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e diasporës. 

Në pyetjen se a do të jetë i komplikuar ky proces në diasporë për shkak të dokumenteve dhe shpërndarjes së mërgimtarëve në gjithë botën, Makolli tha se kjo nuk do të jetë problem i madh, sepse shumica e kosovarëve kanë dokumente të Kosovës dhe në shumë vende kemi përfaqësi.

“Se sa do të zgjatë këtë nuk e di, por jam i vetëdijshëm se zgjatë relativisht shumë...por, pavarësisht implikimeve edhe buxhetore, duhet t’i krijojmë të gjitha mundësitë për regjistrim”, tha Makolli.

 Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë rezident. Kjo shifër ka nxjerrë disa dilema, për faktin se ka variuar relativisht shumë nga regjistrimet e mëparshme, ai i vitit 1981 dhe regjistrimi i dhunshëm i Serbisë i vitit 1991. 

Sipas një statistike që ka bërë Qendra për Hulumtim të Migracionit, në vitin 1981 Kosova kishte 1.55 milionë banorë, ndërsa në vitin 1991, kishte 1.95 milionë banorë, shumica prej tyre shqiptarë, mbi 82 për qind. 

“Sipas zhvillimit të natalitetit në njërën anë, dhe migracionit në anën tjetër, pas asnjë dyshim mund të konkuldojmë se afër 1 milionë kosovarë jetojnë jashtë atdheut”, tha Makolli, sipas të cilit, një e treta e trungut të përgjithshëm të popullsisë të Kosovës jeton në diasporë. 

Që të gjitha dilemat rreth numrit të mërgimtarëve të hiqen, edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është  gatshëm të ndihmojë këtë proces. 

“MPJ përmes rrjetit të saj diplomatik dhe konsullor dhe kapaciteteve të brendshme, është e gatshme të jetë në shërbim dhe të ndihmojë çdo proces që iniciohet nga institucionet tjera të  Republikës së Kosovës, i cili kanë për qëllim që të jetë në shërbim të interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës me banim jashtë shtetit”, tha për “albinfo,ch” Artan Behrami këshilltar për Medie i ministrit Enver Hoxhaj. 

Në këtë kontekst, ambasadat dhe konsullatat e Kosovës si dhe organet e tjera të MPJ-së, sipas tij, do të japin maksimumin e tyre në çdo iniciative të Ministrisë së Diasporës apo mekanizmave të tjerë institucional, përfshirë edhe një proces të tillë. 

“Rrjeti diplomatik dhe konsullor i Republikë së Kosovës është në një proces të fuqizimit të përhershëm, dhe se me rritjen e kapaciteteve kadrovike dhe operacionale do të ketë kapacitete që të jetë pjesë e çdo procesi që ka për qëllim përmirësimin e pozitës dhe ofrimin e avancimin e shërbimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët gjenden jashtë shtetit”, tha ai. 

Jashtë këtij procesi nuk do të qëndrojë as Agjencia e Statistikave të Kosovës. Zyrtarë nga ky institucion thanë për “albinfo.ch”, se janë të gatshëm të ndihmojnë me ekspertë, Ministrinë e Diasporës dhe institucionet tjera për regjistrimin e mërgimtarëve. 

“Ministri Makolli ka pasur kontakte me ASK-në dhe ne jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë në mënyrë profesionale, me ekspertë të statistikave, nëse fillon ky regjistrim. Ne nuk kemi informata të tjera se kur nisë regjistrimi”, tha Hazbije Qeriqi, zëdhënëse për regjistrim në ASK. 

ESK megjithatë e sheh të komplikuar këtë proces, sepse rezultatet duhet të pranohen nga Eurostati. Ky i fundit është një institucion që licencon dhe krahason rezultatet e regjistrimit në gjithë Evropën, e në këtë rast bën krahasim edhe për mërgimtarët tanë nëse janë regjistruar apo jo, në vendet ku jetojnë.

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Diversité
Integrimi: A është feja pengesë ? Emisioni «Diversité» i kësaj jave i kushtohet temës së fesë dhe të integrimit në Zvicër.
Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon? Më 7 qershor 2013 në “folenë” e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut u mbajt konferenca ”Gjuha shqipe në diasporë – quo vadis/ ku po shkon?
„Newcomb-Benford“, detektor i manipulimeve me vota Më shumë se kamerat, edhe në Shqipëri do të mund të ndihmonte ligji i Newcomb-Bernford-it.
albinfo.ch: Remzi Durmishi und Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds
  • 33 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 15:50

Prishtinë

Few clouds
  • 32 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 15:30

Cyrih

Clear sky
  • 30 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 15:50

Shkup

Few clouds
  • 36 °C
Reported on:
Mër, 19/06/2013 - 15:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj