SECO paralajmëron rritje ekonomike për vetëm 1%
Sekretariati i Ekonomisë (SECO) i ul parashikimet ekonomike për vitin 2012 me një rritje për vetëm të 1% të prodhimit të brendshëm bruto (PMB), kurse para 3 muajve ato ishin për 1.4%, njoftojnë të përditshmet «Le Temps» dhe «24 Heures», duke u thirrur në agjencinë e lajmeve SDA/ATS.
Pritjet për vitin 2013 janë po ashtu në ulje për 1.4, kurse parashikimet ishin për 1.8%, ka pohuar të martën SECO, duke u bazuar në parashikimet e grupit të ekspertëve të Konfederatës. Grupi në fjalë parasheh po ashtu një konjonkturë ekonomike të dobësuar si dhe një rritje të lehtë të papunësisë.
Rreziqet për një përshkallëzim të borxhit publik në zonën e Euros kanë rënë pas vendimeve të para dy javëve të Bankës Qendrore Evropiane, mirëpo ato nuk janë mënjanuar tërësisht.
Parashikimet SECO rreshtohen në kontekstin e përgjithshëm të revizionit drejt rënies së parashikimeve ekonomike për Zvicrën për vitet 2012 dhe 2013. Javën e kaluar Banka Qendrore Zvicerane (SNB-BNS) e revizoi po ashtu përqindjen e saj të rritjes për 1% të PMB për vitin 2012, kurse në qershor të këtij viti ai ishte ende 1.5%.
Moti
Bernë
- 2 °C
Sht, 25/05/2013 - 04:50
Prishtinë
- 13 °C
Sht, 25/05/2013 - 04:30
Cyrih
- 3 °C
Sht, 25/05/2013 - 04:50
Shkup
- 12 °C
Sht, 25/05/2013 - 04:30
