Selimi: "Mërgata shqiptare, shtylla e tretë e pavarësisë së Kosovës"

“Akuzat në Kuvend kundër Vetëvendosjes, në vendin ku duhej të shtjelloheshin problemet e shumta që ka Kosova"
image de l'article

© albinfo.ch

 

“Pas UÇK-së dhe shtetit shqiptar, mërgata ka qenë shtylla e tretë mbi të cilën është ngritur pavarësia e Kosovës”, ka theksuar Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në takimin që ka pasur dje me aktivistë dhe bashkatdhetarë tjerë në Cyrih.

 

Qendra e Lëvizjes vetëvendosje në Cyrih në lokalet e klubit të Tetovës në praninë e një numri solid bashkatdhetarësh, kishte organizuar një tubim ku i ftuar ishte Rexhep Selimi, deputet i Kuvendit të Kosovës. Kryesimin e takimit e bënë Mujë Shala, kryetar i Qendrës në Zvicër dhe Jeton Lleshi, kryetar i Pikës në Cyrih.

 

Problemet e shumta që aktualisht mundojnë popullin në Kosovë, u shfaqën edhe si preokupime të mërgatës në takimin me deputetin Selimi. Mysafiri nga Prishtina ishte i mendimit se në këso takimesh duhet të bisedohet hapur për të gjitha temat që bashkatdhetarët i preokupojnë.

 


© albinfo.ch 

 

Kështu, atij iu shtruan pyetje për veriun, për korrupsionin, për rastet e rënda të vjedhjeve të dosjeve në polici etj. Akuzat e kundërakuzat e fundit në mes të Kamishit dhe A.Kurtit ishin po ashtu çështje që preokuponin bashkatdhetarët. Ndërsa një pyetje që iu drejtua Rexhep Selimit ishte se “si do t`ia dalë në krye Vetëvendosja me gjithë këto sfida para të cilave ndodhet dhe si do t`u kundërvihet atyre ?”

 

Selimi tërhoqi vërejtjen se veriu është çështja primare që duhet të preokupojë shtetin e Kosovës. “Në veri shteti i Kosovës nuk funksionon. Kosova ka polici, ka ushtri. Problemi i Mitrovicës duhet të zgjidhet sot dhe kjo është detyrë e Qeverisë së Kosovës e cila nuk po e kryen punën që i takon”, ka thënë ai.

 

Duke u lidhur me akuzat e Kamishit, Selimi tha se në këtë kontekst ka pasur vetëm akuza kundër Vetëvendosjes dhe jo kundërakuza. “Akuzat kanë ardhur kundër një subjekti politik në këtë rast kundër Vetëvendosjes, pikërisht në vendin ku do të duhej të shtjelloheshin e zgjidheshin problemet e shumta që ka Kosova, pra në një seancë të Parlamentit të Kosovës”.

 

Sipas tij, këso akuzash sillen në sipërfaqe në sidomos atëherë kur duhet që opinionit t`i tërhiqet vëmendja nga problemet tjera të shumta që i ka Kosova. “Një shembull: në të njëjtën ditë kur u lansuan këto akuza në opinion, qeveria mori vendim që të dyfishohen taksat. Pra nga ky fakt nisemi dhe arrijmë në përfundim që me qëllim u tërhoq vëmendja e popullatës nga realiteti në Kosovë. Ne nuk i jemi kundërpërgjigjur atyre”.

 

Një ndër çështjet për të cilat u pyet Selimi ishte se “si të realizohet bashkimi kombëtar”. Përgjigja e tij ishte: “Kjo varet nga angazhimi i secilit prej nesh”. Por, ka theksuar ai, “çështja e bashkimit me Shqipërinë është jo vetëm një e drejtë e natyrshme, por edhe një nevojë për zhvillim ekonomik dhe një çështje ekzistenciale”.

 

I pyetur rreth çështjes së luftëtarëve të UÇK-së, lënies pasdore të tyre dhe të luftës dhe ligjit së veteranëve, deputeti e quajti të pakëndshme këtë temë dhe që nuk do të donte ta bisedonte me bashkatdhetarët.

 

Megjithatë ai tha se “një ligj i tillë nuk ekziston në Parlament as si projektligj dhe aq më pak si ligj i cili do të duhet të miratohej nga parlamenti e të implementohej në të mirën e Luftëtarëve të UÇK-së të cilët dhanë jetën dhe shëndetin e tyre për lirinë që po e gëzojmë sot në Kosovë. Ata u mashtruan nga qeveritarët pas grevës së urisë kur u tha atyre që do të miratohet ai ligj, dhe për fat të keq nuk ndodhi kjo”.

 

Deputeti Selimi foli edhe për flamurin e Kosovës, të cilin ai e quajti flamur të imponuar kundër vullnetit të shqiptarëve. Për Selimin, flamuri i Kosovës është flamuri kombëtar.

 

Lëvizja Vetëvendosje në Zvicër ka katër pika funksionale në Lozanë, Gjenevë, Aarau dhe Cyrih, u tha në këtë takim.

 

Në një kënd të sallës ku mbahej tubimi, aktivistët e Vetëvendosjes bënin regjistrimin e anëtarëve të rinj që dëshironin t`i bashkoheshin kësaj lëvizjeje.

Reagim

10 komentet
Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

Vetem se te mërgimtarët kan

Vetem se te mërgimtarët kan një lidhje të shum të fortë shpirtërore sepse ata ndërmjet nuk kan kufire, sidomos me elemente të tilla si kur se i shumënderuari Rexhep Selimi e potencon eksponencial atë. Nuk është me rëndsi a ishim të parët të dytët ose të tretët, miqë të dashur qoftë për të mir qoftë për të keq vetëm bashkë është e mundur, e për atë edhe 7 mio Shjqiptarë jemi pak....

Nuk asht edhe aq mir per ne

Nuk asht edhe aq mir per ne në diasorë te kerkojm shpërblime per ate që e e kmi bër.Shpërblimi i ynë asht LIRIJAAAAAAAAAAAAA

Hazir Selmani CH

Mergata esht faktori ma i

Mergata esht faktori ma i rendesishem ne Kosove.Mergata me diku 350 mil.€ ne vit qe i dergon ne Kosove "e blen rehatin e juaj politike" .Me ato pare mbahet ne jet gati cdo familje Kosovare qe do te thot se Qeverija nuk kujdeset per ato familje.Per me e kuptuar edhe ma mir se sa jan te medha ato te holla,Buxheti i Kosoves per 2012 esht diku 1mrd/me autostrada etj/ e keto jan diku 30%.
Mos te ishte Mergata me Ndihmat e veta ,populli ishte tubuar dhe per 2 dite e kisht rrezuar ket Qeveri hajnash.

PO E VERTET ËSHT SE SHTYLL E

PO E VERTET ËSHT SE SHTYLL E PAVATSIS ËSHT MERGATA, POR NUK KEMI ASNJI TË DREJT NUK NA QMOJN SI SHQIPTAR KOSONAR - POR PO NA QUJN MËRGAT E PA ASNJI TË DREJTE, SE JEM NE TË HUAJ. KUDO QË SHKOJM VETEM SHIQOJN SE SI DHE NË QFAR MËNYRE ME NA MASHTRU. JU PËSHENDES DHE JAM ME JU VV.

Ju ne Kosove po e korruptoni

Ju ne Kosove po e korruptoni vendin e ne mbetem te verfer per Kosoven e sot nuk na njeh askush na i keni dasht vetem parat e vullnetaret

MERGATEN, TI ZOTI SELIMI ME

MERGATEN, TI ZOTI SELIMI ME SHOKET TU E KENI VETEM PER TA MJELE SI LOPEN.JU (...) BENI NE KOSOVE POLITIKE "PATRIOTIKE"E MERGATA PUNON SI (...) E JU FINANCON JUVE JETET TUAJA LUKSOZE,JU ZOTI SELIMI ME SHOKE E KENI KEQPERDORUR DJERSEN E NJEREZVE TE NDERSHEM E PUNETORE QE E FITOJNE KAFSHATEN E GOJES ME GJAK ANEMBANE BOTES .NE MERGIMTARET DHAME LEKE SA PATEM MUNDESI PER VENDIN E POPULLIN TONE, NDERSA SOT NJERZIT TANE NE KOSOVE NUK KANE KU TE SHKOJNE TE MJEKU SE U FIKE DEREN E SHTEPISE. KAM NJE PYETJE PER JU! KU MBETEN ATA MILIONA QE ISHIN NE KONTOT TUAJA KUR MBAROI LUFTA?

Mergat duhet zene vendin e

Mergat duhet zene vendin e parë per sa i perket shtetit te Kosovës....Me kujtohet ende sot kur demonstratat masive qoftë ne Berne apo Ne Gjeneve pran Kombeve te bashkuara ne t kohe pak njerz e dinin se ekziston Kosova dhe fale mergimetarve nga te gjitha trojet shqiptare arritem qe ti japim nje identitet Kosoves por edhe nje ndihme financiare te konsiderueshme duke filluar nga Mbledhja e te hollave qe ne at kohe beheshin pa qeka, pastaj 3 % shi..aksionet Vendlindja Thrret etj etj. Ne nje fare menyre edhe kjo ka qenë nje far lloj lufte kunder regjimit shovenist serb...
Agim Geneve

Leni këto pallavra zoti

Leni këto pallavra zoti Selimi se na mergimtarët kemi qenë shtylla e parë e tash jemi bo e treta?
Kush e financoj luften edhe Hajnin qe ju e betë më paret e mergimtarëve?
tash po me duket jeni ka mundoheni me gjujt hi syve e me grry opet?
po me vjen shum keqë se ma mirë do ti ha vetë paret se sa me ju dhon mo juve hejna kriminel e mafijash, na tradhëtut e i morret ne qaf popullin Shqipëtar zoti ju marroft.

Pershendetje, Se a ka thene

Pershendetje,

Se a ka thene Ztr. Rexhep Selimi qe mergata eshte e para apo e treta, munde te jete qeshtje interpretimi. Mirpo te gjithe ata qe kane pas rastin ta degjojne ne tubimin me qytetar ne Fully (Valis), Llozane, edhe Zurich, Ztr Selimi ka thene qe mergata eshte "nje nga tri shtyllat kryesore", te zhvillimit gjithemkombetar. Gje qe edhe qendron, sepse nga tri shtyllat e permendura nga Ztr. Selimi asnjera nuk qendorn pa tjetren; shembull: Po te mos kishte qene Kosova nuk do te kishte as Mergate shqipetare (siq eshte sot), e as nuk do te kishte UCK si dhe anasjelltas. Qeshtja se cila eshte e para apo e treta mendoj qe ka shume pak rendesi. Me rendesi eshte qe kane qene lidhur ngusht se bashku. Dhe vetem se bashku eshte e mundeshme.

Gjithe te mirat.
Valoni

Mergata esht Pika e pare e

Mergata esht Pika e pare e qlirimit te Kosoves sepse ajo e ka mbeshtetur luften me njerez -vullnetar dhe me miliona .Sot Mergata kur te vjen ne Kosove esht e plaqkiitur dhe urrejtur nga kjo Qeveri.
Mergat kurr nuk pranon me u thirr Shtylla e tret sepse pastaj behet shtylla e IV e UNMIK-ut etj.Fondi Vendlindja therret ishte fondi plaqkites i Mergates z.Selimi.
Ti i din keto fakte por i hesht.

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave