Sepse flamuri nuk hahet
I nderuari Lord George Robertson,
Ka më tepër se shtatë vite prej kur jemi takuar. Ishte kjo në Tearcë, në një fshat afër Tetovës. Aty u pamë për herë të fundit. Që t`ua freskoj mbamendjen, unë jam ai djaloshi kaçurrel që Ju shoqëronte dhe përkthente për Ju gjatë takimit me fshatarët e Tearcës. Zyra Civile e NATO-s, për të cilën punoja atëherë, dëshironte që pos takimeve me zyrtarët e shtetit në Shkup, t`ju mundësojë të vizitoni një prej fshatrave që ishte kapluar nga konflikti, që edhe Ju personalisht të shihni rezultatin e një prej ndërhyrjeve më të suksesshme në historinë e NATO-s. Fatmirësisht, protokolli i Juaj e lejoi një gjë të tillë dhe kjo vizitë u realizua.
Megjithatë, në atë kohë mua më mbeti hatri për një gjë: gjatë bisedës me vendasit, si edhe gjatë fjalimit publik, nëse nuk gabohem, duke dëshiruar të theksoni hapat të cilat ky vend dhe kjo popullatë duhet ndërmarrë në të ardhmen, Ju na porositët neve, sidomos shqiptarëve, që të mos merremi shumë me flamurin, sepse, siç thatë Ju: “Flamuri nuk hahet!!!”. Më besoni se kjo ka qenë fjalia më e vështirë të cilën ndonjëherë është dashur ta përkthej, pra përkundër vështirësive që kisha të kuptoj anglishten tuaj me theks skocez. Kisha nevojë për një sqarim si asnjëherë më parë. Aq më tepër kur e dija pjesërisht insistimin e skocezëve që elemente të flamurit të tyre të inkorporohen në flamurin e sotëm të Britanisë së Madhe. Desha që anash, jashtë syve të mediave, t`ju them se si “ky flamur i cili nuk hahet” është më i vjetër se 5 flamujt e fundit që shteti, për mirëqenien e të cilit aq shumë përpiqeni, i ka ndërruar deri tash; se ai flamur kuq e zi nuk e ka rastësisht ngjyrën e kuqe. Por, nuk kisha mundësi ose ndoshta as guxim, duke marrë parasysh se ju kishim mysafir, ndërsa mysafiri te ne ka status të veçantë.
Tetë vite më vonë flamuri kombëtar valon si asnjëherë më parë. Sidomos për 28 Nëntor. Juridikisht nuk e di se si është e rregulluar çështja e përdorimit të flamurit, por ai është anembanë aty ku duhet, po edhe më tepër ku nuk duhet. Për situatën ekonomike dhe papunësinë as mos t`ju rrëfej, sepse nuk kam guxim as të mendoj. Mjafton që për festën e 28 Nëntorit të gjithë ne shqiptarët anembanë do të jemi së bashku nën flamurin të cilin vazhdimisht e arnojmë derisa ta kuptojmë se edhe lecka më nuk na kanë mbetur.
Tetë vite më vonë unë gjendem më një tren në Zvicër. Duke qenë i dëshpëruar nga ajo që edhe ju e kishit si aspiratë për Maqedoninë, ha çipsa që më motivojnë t`Ju drejtohem me këtë letër. Përshtypje më bën flamuri i Zvicrës në këtë paqetë të çipsave, i cili e ka tejkaluar periudhën nacional romantike dhe është bërë simbol i traditës, besueshmërisë dhe cilësisë. Ky flamur është aty thjesht si një qershi në maje të një torte. Me sa më duket ne ua kemi mësyrë punëve mbrapsht dhe në dorë e mbajmë vetëm qershinë, ndërsa torta nuk është askund.
Përfundimisht më lejoni t`ju falënderohem për atë që dikur mendoja se është provokim dhe që në fakt ishte këshillë të cilën duhej ndjekur qëmoti.
Sinqerisht i Juaji,
Përkthyesi Kaçurrel
*Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
- - Rrugëve ilegale në veri të Kosovës, është duke u kontrabanduar (18.05.2012 - 09:36)
- - Në Shqipëri, mbështetet parada gay (18.05.2012 - 08:51)
- - 83 vjeçari dhuron veshkën e tij "formula 1" (18.05.2012 - 08:05)
- - Marrëveshje për promovim të Kosovës (17.05.2012 - 19:49)
- - "Ditët e Gjuhës Gjermane" në Prishtinë (17.05.2012 - 18:34)
- - Promovohet abetarja e përbashkët (17.05.2012 - 14:15)
- - Shtyhet gjykimi kundër Mlladiqit (17.05.2012 - 13:17)
- - Tadiq: Edhe BE-në, edhe Kosovën (17.05.2012 - 12:59)
- - Gjysma e Evropës në Prishtinë (17.05.2012 - 09:54)
- - Kosova e Shqipëria, nderojnë viktimat e fashizmit në Mathausen (17.05.2012 - 09:32)




















































Shum i nderuari Kaqurrel.
Ky flamr qe nuk haet por qe ja vlen te vdiset per te,(ngase me gjenerat te tera luftuan per kete Flamur ),i nderuari pa emer, te them respekt per kete shkrim? ,nuk mundem ngase juv nuk dihet se kush jeni,por edhe shkrimi juaj eshte me shume nje perkujtim gjat kohes kur ju ishit perkthys .
Nuk di si mbrohet identiteti Kombetare nese jo per mes Flamurit,disa te shitur e tradhtojn Flamurin,me kete nenkupetohet e tradhtojen Kombin.
Flamuri yne ne realitet nuk eshte diqka i veqant nga ate te Malazezeve,Serbeve por edhe disa popujve te tjer .
I nderuari Kaqurrel qudi qe juve nuk ju ra ndermen te mendoni se ky Shtof kuq e zi ka nje domethanje te veqnt,ngase eshte lar me gjak,ishte i zhdukur per 500 vite dhe eshte Simbol qe bashkon Shqipetaret perkunder besimeve te ndryshme.
Flamuri dhe Popuuli i tije eshte diqka i jashtzakonshem ne Evrope,eshte udhekryq i Liris se shternjet qe qdo 50 vite kjo Liri kushtoje shume jetra te pa fajsheme,i Relegjijonve te ndryshem ,qe ze vend si ne Meke e Medine por edhe ne Vatikan,I tolerances qe nuk nje as ngjyr e as prejardhje .
Kush ka zemer me te gjer se ky Popull i keti Flamuri.
Flamur i yne me te vrtet nuk hahet por Aij duhet te qahet,ngase kjo decenje fundit keta njerz te kohes po shkruaj nje histori te zez,kata po tardhtojen Populin duke e ndryshur Flamurin.
Kaqurrel shkruaj edhe kete ati Lordit tend qe si duket shume te kamarr malli e te pergdhel,se Evropa edhe njeher na tardhtoj,shkruaji ati Lordi tend se Rinsi tone ju eshte marre drejat te matet ne gara Sporti kudo ne bote vetem e vetem pse nuke hane kete Flamur.
Ku e lam e ku na mbeti vaj vatni e mjer mileti.
Me shume respekt per te gjithe lexusit
K.Shala
Dy fjal per " Bdallakin"
Si do qoft keni ber mir qe e keni lexuar ket artikull po ja qe nga "Budallakia" e pa kuptimte nuk keni kuptuar as edhe minimalisht se cfar ka shkruaa autori apo cka dasht te na tregon ne ditet kur ishte festa e Flamurit qe dikush si "Ju" e quan budallaki.
Nese me lejoet une po te trgoj se e kam kuptuar shum mir ket shkrim, autorin si guximtar te rralle edhe ate per dy arsye .
E para se autori ka qen si perkthyes i nivelit shum te larte qe kan bere politiken ne shum raste te botes qe kan ndryshuar shum politika apo kan ndihmuar shum popuj te shtypur qe ne raste te ngjashme me ne Shqiptaret nuk u lejoet e drejta ta perdorin Flamurin. Autori i nderuar e permenden emrin se kujt i drejtoet edhe pse. Une si lexues nuk po e kuptoj "Budallakin " tuej pse nuk po e kuptoni shkrimin.
E dyta, autori ka pas mundsi si perkthyes i nivelit shum te larte me siguri qe ka pas mundesi te punsoet si shum perkthyes te tjere shqiptare, por ama shifet se kujt i sherbejne. Atyre qe qajn per flamur apo atyre qe i nderrrojn flamuret si stinet e vitit.
Dhe ne fund ju them se nese autori i shkrimit do te ishte ashtu sic thoni ju me siguri qe nuk do te kishte ardhur ne Zvicer te haje CIPSA, por do te ishte atje ku jan koleget e Tij neper parti si zedhensa se ashtu i konvenon politikes antishqiptare.
Dhe krejt ne fund Ju kisha lutur qe ta lexoni mir tekstin dhe shifni kujt i takon " BUDALLAKIA". me respekt Ensa
Ne fillim mu duk shkrim i menqu ,por ne fund e permbylle me nje budallaki te pakuptimt,qe ja hup vleren e keti shkrimi dhe e ben jodomethenes.Se keta qipsa qe ke pershkruar ti jan te nje cilsie te lart pikrisht per rrespektin qe i ben populli i tij keti flamuri (...)
Reagim i denje ndaj nje reagimi banal!
Qe ky koment te meriton reagim te denje, si autor i shkrimit, do te behem sikur fjalen "budallaki" ne tekstin tuaj nuk e kam lexuar duke qene i bindur se ky portal eshte vend i kembimit te mendimeve, kritikave dhe sygjerimeve, e aspak portal i shpehjeve banale dhe pa vend. Perkrah te drejtes qe gezoni te jepni mendimin e juaj kritik, keni edhe per obligim t'i permbaheni rregullave te nje kodeksi te miresjelljes ne komunikimet publike.
Ne anen tjeter, me qellim qe te kontriboj ne kuptim sa me te mire te artikullit, ju kisha keshilluar qe "Q"IPSAT, sa do qe jane te shijshem, mos t'i kuptoni si epiqender te teksit, por vetem si element dytesor. Me fjale tjera, "q"ipsat nuk jane tema kryesore e artikullit.
Sinqerisht, Rromiri
Kaçurrel, aferim te qofte!
Post new comment