E premte, 24 Maj, 2013 - 13:39
Subscribe to Syndicate
download

Serbia, ndër vendet me më së shumti azilkërkues në BE

08.10.2012 - 15:03
Ndërkohë në BE nuk ka asnjë angazhim për pezullimin e regjimit pa viza

Megjithëse disa vende po bëjnë thirrje për pezullimin e përkohshëm, ekspertët thonë se ndryshimi i procedurave është kompetencë e vendeve të Shengenit.

Propozimi i ministrit të Brendshëm bavarez dhe përfaqësuesit të Komisionit për Punët e Brendshme të Bundestagut gjerman për shqyrtimin e mundësisë për pezullimin e regjimit pa viza për shtetasit e Serbisë nuk ka gjetur mbështetje për shkak se Gjermania, ose ndonjë vend tjetër i zonës Shengen nuk mund të aplikojë në mënyrë të njëanshme regjimin e vizave.

Më konkretisht politika e vizave në BE zbatohet në nivel evropian, dhe në këtë rast kjo do të kërkonte procedura të gjata.

"Dhe shtrohet pyetja nëse ajo do të kishte sukses. Ajo do të duhej të kalonte edhe nëpër Komisionin Evropian, i cili së pari duhet të dalë me një propozim për rifutjen e regjimit të vizave për Serbinë dhe Maqedoninë. Atëherë për këtë do të duhej të sigurohej edhe shumica në Parlamentin Evropian , dhe për të duhet të votojnë edhe shtetet anëtare. Aktualisht nuk ka asnjë shenjë se dikush dëshiron të ndërmarrë një iniciativë të tillë në Bruksel ", vlerëson për DW, drejtorja e organizatës " Lista e Bardhë e Shengenit "e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Aleksandra Stiglmayer.

Komisioni Evropian në maj të vitit të kaluar doli me një propozim sipas të cilit shtetet anëtare mund të pezullojnë regjimin pa viza në rrethana të caktuara, duke përfshirë këtu edhe rastet e një fluksi të madh të azilkërkuesve.

Por,  ky propozim, sipas Stiglmayer, ka "ngecur" për shkak të mosmarrëveshjeve mes shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian. Miratimi i të ashtuquajturës "Klauzolë e pezullimit", e cila do të miratohet herët apo vonë, do të lejojë futjen e regjimit të përkohshëm të vizave.

Por futja e regjimit të vizave mund të ndodhë vetëm në rast se numri i azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia rritet në të ardhmen.

"Aktualisht kemi një rënie të numrit të azilkërkuesve. Gjendja mund të ndryshojë shpejt por natyrisht numri vetëm mund të bie ende e jo të rritet", thekson Stiglmayer.

Pas heqjes së regjimit të vizave, Serbia radhitet pas Afganistanit, Pakistanit, Irakut dhe Rusisë midis vendeve kryesore sa i përket numrit të azilkërkuesve në BE.

Ky numër nga 17.700 në vitin 2010 ra në 14.000 vitin e kaluar.

Edhe pse nga Bashkimi Evropian bëhet thirrje për një angazhim më të madh të autoriteteve vendore, në Iniciativën Evropiane për Stabilitet thonë se shtetet anëtare të BE-së janë të vetëdijshme që Serbia dhe Maqedonia nuk mund të bëjnë shumë në këtë drejtim.

"Bëhet fjalë kryesisht për romë të cilët vijnë në BE për të kërkuar azil dhe nuk është reale të presësh nga Serbia dhe Maqedonia që ata të ndalohen që në kufijtë e tyre, sepse kjo do të përbënte diskriminim etnik", shpjegon Stiglmayer.

Sidomos muajt e vjeshtës deri tani janë treguar si "shkas" për një fluks më të madh të azilkërkuesve. Për shumë të varfër kërkesa për azil është mënyra më e mirë që deri sa të vendoset për kërkesën e tyre të kalojnë dimrin në një nga qendrat e azilit në BE ku janë të garantuara strehimi, ushqimi dhe kujdesi shëndetësor.

Ajo që mund të bëjnë shtete anëtare të BE-së është shkurtimi i kohës për vlerësimin e kërkesave për azil të cilat në disa shtete zgjasin disa muaj.

Në Austri, ku shqyrtimi i kërkesës për azil përfundon brenda një jave asnjëherë nuk ka pasur probleme me të ashtuquajturit azilkërkues të rrejshëm. Belgjika, Luksemburgu dhe Zvicra tashmë janë duke punuar në reduktimin e procedurave të veta.

 "Do të ishte e mençur që këtë ta bëjë edhe Gjermania dhe kjo është ajo që ka propozuar ministri i Brendshëm i Bavarisë. Ndoshta propozimi prej 48 orësh është shumë i shkurtër, por pesë ditë do të ishin të mjaftueshme. Atëherë opsioni "ta kalojmë dimrin në Gjermani" nuk do të ekzistonte më dhe njerëzit nuk do të provonin më të bëjnë diçka të tillë", nënvizon Stiglmayer.

Në raportin e Eurostatit të këtij viti thuhet se në BE aktualisht ndodhen rreth 20 milionë shtetas të vendeve të treta, çfarë do të thotë rreth katër për qind e popullsisë së përgjithshme.

Në të njëjtën kohë, raporti tregon se pavarësisht kërkesave nga disa vende për rivendosjen e kontrolleve kufitare brenda zonës së Shengenit, shumica dërmuese e evropianëve (67 për qind) nuk do të pranojë një masë të tillë, ndërsa 42 për qind besojnë se të huajve duhet t'iu lehtësohet vendosja në BE në mënyrë që të përmirësohen edhe tendencat e këqija demografike.

/DW & Albinfo.ch/

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, light rain showers
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 12:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 19 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 13:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 12:50

Shkup

Broken clouds
  • 22 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 13:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj