E enjte, 23 Maj, 2013 - 05:50
Subscribe to Syndicate
download

Shemsi Nuhiu lirohet nga burgu serb

19.09.2012 - 16:36
Gjykata serbe i ka dënuar sot 11 shqiptarë, për të cilët thuhet se ishin pjesëtarë të UÇK-së nga Gjilani, me 116 vjet burg

I ekstraduar në mars të këtij viti nga Zvicra për në Serbi, ku do t`i nënshtrohej gjykimit për krime lufte si pjesë e “Grupit të Gjilanit”, Shemsi Nuhiu, shtetas kosovar me prejardhje nga Presheva është shpallur i pafajshëm  me vendim të Njësisë për Krime të Gjykatës së lartë në Beograd.

Albinfo.ch ka kontaktuar vëllanë e Shemsiut, Sherif Nuhiun, i cili ka vërtetuar këtë lajm. “Vëllai është shkarkuar nga të gjitha akuzat që e ngarkonin, pasi që për to nuk kishte asnjë fakt. Vendimi i gjyqit është shpallur rreth orës 15 ndërsa ne si familje presim që ai qysh sot pasdite të lirohet”, ka thënë Nuhiu.

I pyetur për statusin e qëndrimit të Shemsi Nuhiut në Zvicër , Sherifi thotë se, sipas avokatit mbrojtës, Shemsiu do të gëzojë të njëjtin status që ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë problem për tu kthyer në Zvicër. “Por, fillimisht ai do të kthehet në Kosovë, në shtëpinë e vet, e pastaj të shohim”, ka shtuar ai.

Sipas Sherif Nuhiut, vëllai i tij gjatë qëndrimit rreth 6 mujor në burgun e Beogradit nuk ka pasur keqtrajtime fizike, “por gjatë gjithë kohës ndaj tij dhe të burgosurve tjerë është ushtruar presion i tmerrshëm psikik”.

Siç njoftojnë mediet serbe,  gjykata e përmendur i ka dënuar sot 11 shqiptarë, për të cilët thuhet se ishin pjesëtarë të UÇK-së nga Gjilani, me 10 e deri në 15 vjet burgim. Gjashtë të akuzuar të tjerë nga autoritetet e Serbisë, janë liruar nga akuzat për krime të luftës ndaj civilëve në Gjilan, në vitin 1999.Me 15 vjet burg është dënuar Samet Hajdari, me nga 13 vjet Ahmet dhe Nazif Hasani, me nga 12 vjet janë dënuar Selmon Sadiku, Burim Fazliu dhe Agush Memishi, ndërsa Faton Hajdari është dënuar me 10 vjet burg.

Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu, janë dënuar me nga tetë vjet, ndërsa Shefket Musliu, është dënuar me pesë vjet burg. Musliu dhe Aliu janë në ikje.

Nga akuzat janë liruar Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi dhe Shemsi Nuhiu.

I njëjti grup dy vjet më parë ishte dënuar më 101 vjet burgim, por pas ankesës së palës mbrojtëse Gjykata e Apelit kishte shfuqizuar vendimin e shkalles së parë dhe i kishte liruar përkohësisht tç dënuarit. Ky ishte procesi i dytë gjyqësor që i dënon ish guerilët shqiptarë më 116 vjet burg. Ata janë akuzuar se në qershor të vitit 1999, kanë keqtrajtuar dhe vrarë disa dhjetëra serbë.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 04:50

Prishtinë

Scattered clouds
  • 15 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 05:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 04:50

Shkup

Few clouds, patches of fog
  • 14 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 05:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj