Shkupi mban paradën e parë Gay më 2013
Organizata maqedonase e të drejtave të homoseksualëve njoftoi se vitin e ardhshëm do ta mbajnë paradën e parë në Shkup.
Organizata - Këshilli i LGBT-ve të Bashkuar – ka zhvilluar një takim, ku ka vendosur të formojë një grup, i cili do të kujdeset për organizimin e paradës së parë të homoseksualëve.
Sipas organizatorëve, parada është caktuar të mbahet në vitin 2013, por ende nuk dihet data e saktë.
Në deklaratë thuhet se të gjitha organizatat relevante dhe institucionet që punojnë për avancimin e të drejtave të njeriut, si ambasadat, agjencitë shtetërore dhe organizata rajonale të komunitetit LGBT (Lesbian, Homoseksual, Biseksual dhe Trans-seksual), ftohen që t’i bashkohen grupit punues.
Një raport vjetor i "Rainbow Evropa Index 2011", në bashkëpunim me ILGA-Evropë, e vënë Maqedoninë të fundit në Ballkan, kur është fjala për mbrojtjen ligjore të komunitetit LGBT. / Jeta në Kosovë
Moti
Bernë
- 6 °C
Pre, 24/05/2013 - 13:20
Prishtinë
- 19 °C
Pre, 24/05/2013 - 13:30
Cyrih
- 8 °C
Pre, 24/05/2013 - 13:20
Shkup
- 22 °C
Pre, 24/05/2013 - 13:00
