Shpërfaqja e një shkurtese dhe shpërfaqja e një pseudoshkence *

Komentim i dy aktualiteteve të javës
image de l'article

© D.R.

Javën që lamë pas e karakterizoi zbulimi i nëntokës i deputetit të Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i quajtur Kamishi, mbi kinse kontaktet e Albin Kurtit, udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, me qarqe ministrore të Serbisë dhe atë të kohës së Millosheviqit.

 

Edhe pjesëmarrja e fizikantit shqiptar nga Kosova, prof. dr. Jahja Koka, në emisionin "Oksigjen" të së premtes që lamë pas, ishte grishës për interesimet e mia.

 

Shpërfaqja e një shkurtese

 

Bekim Haxhiu, i njohur si "Kamishi", pjesëtar i SHIK-ut do me thënë i Shërbimit Informativ të Kosovës, me zbulimin e tij se kinse Albin Kurt, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje paska pasur kontakte me qarqet ministrore serbe të kohës së Millosheviqit shpalos përfundimisht domethënien e shkurtesës SHIK- Shërbimi Intrigues i Kosovës. Intrigat e shërbimeve intelegjente i karakterizon, në të shpeshten e rasteve, sajimi i tyre i hollë, kurse zbulimin intrigues të Kamishit e karakterizonte vetëm qëllimi i tij i errët  - deklasimi moral i Albin Kurtit.

 

Kjo tregon se SHIKU nuk ka qenë kurrfarë Shërbimi Informativ i Kosovës, por Shërbim Intrigues i Kosovës që ka pasur për detyrë të përcjellë dhe të shantazhojë kundërshtarë politikë të kryetarit të PDK-së dhe fatkeqësisht të shefit aktual të Qeverisë së Kosovës.

 

I vetëdijshëm për paaftësitë e tij dhe të partisë që përfaqëson për t'u ndeshur me argumente në rrafshin intelekual dhe politik me Albin Kurtin, nikotina e kamishit lëshon shtëllunga tymi të errëta për t'ua errësuar shikimin dhe për t'ua trullosur mendjen atyre që shikimin ashtu - kështu nuk e kanë aq të qartë dhe mendjen e kanë të ngatërruar sa nga padituaria, aq edhe nga mashtrimi i pushtetarëve.

 

Pse nuk komunikoi Albin Kurti në forma të tjera më të sofistikuara me kinse vajzën e njërin nga ministrat serbë të Millosheviqit, p.sh. përmes postës elektronike, por iu paska dashur atij të marrë autobusin nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas?!

 

Pse, derisa Albin Kurti paska pasur komunikime të tilla nuk iu paska bërë ndonjë shërbim më ekstra, por iu paska dashur të merr mundin e të "dekonspirohet" në autobusin e linjës Prishtinë - Beograd - Prishtinë?

 

Pse, atëherë, Albin Kurti u mbajt në burgjet e Serbisë e je në hotelet serbe dhe të paraqitej se kinse mbahet në burg i izoluar?

 

Akuzat e Kamishit janë aq kamishioze sa ndoshta e vetmja përgjigje e merituar do të ishte injorimi i tyre i plotë. Një meritë e kanë, megjithatë, se zbulojnë përfundimisht karakterin e SHIK-ut - intrigimin e personaliteteve të Kosovës dhe jo informimin në shërbim të Kosovës.

 

SHIK-u, po të mos ishte i përgjuar dhe po të mos ju tregoheshin dyertë e qelive eksponentëve të tyre, do të zgjidhnin jo rrugën e komprementimit moral, por të atij fizik të Albin Kurtit dhe të kundërshtarëve të tjerë politikë.

 

Shpërfaqja e një pseudoshkence

 

Mendova se Jahja Koka në paraqitjen e tij do të ishte shumë më bindës në shpjegimin e fenomeneve të ndryshme fizike, do të sillte aspekte konkrete të fushës së tij të punës dhe të studimit, do të arrinte që ato t'i shpjegonte shumë më thjesht dhe më bindshëm seç arriti t'i shpjegojë.

 

Mënyra se si ai fliste për fenomenete fizike ndoshta mund të kalojë në Kuvajt, pa dashur ta nënçmojë paraprakisht nivelin intelektual të studentëve kuvajtas, por asesi nuk do të kalonte në amfiteatrot e universiteteve evroperëndimore. 

 

Rruga shkencore e zbulimeve dhe e vërtetimeve është e vështirë, por e shpjegimit të fenomeneve, kur ato zotërohen mirë nga folësi, është e thjeshtë, e lehtë për t'u interpretuar dhe e këndshme për t'u dëgjuar.

 

Shumë më mirë, shumë më shkencore dhe shumë më modeste do të ishte sikur Jahja Koka dhe cilido tjetër që temat që nuk i zotërojnë të deklarojnë se për tema te caktuara nuk kanë njohuritë dhe kompetencën e mjaftueshme për të ligjëruar, sesa të aktrojnë të gjithëdijshmit dhe të dalin qesharak në shpjegimet e tyre.( Ashtu jobindës, gati qesharak, doli para një kohe në një emision televiziv edhe kolegu i tij nga dega e Fizikës e Fakultetit të Shkencave Matematiko- Natyrore të Universitetit të Prishtinë, Dr. Rasim Bejtullahu, kurs flsite për fenomenet klimatologjike, të cilat shihej qart se nuk i zotëronte aspak). 

 

Ashtu siç u prezentua Jahja Koka shpërfaqi psudoshkence dhe jo shkencë. Përthyerja e dritës dhe fenomeni i ndërrimit të ngjyrave, kalimi i grimcave prej një forme të energjisë në një formë tjetër, përplasja e grimcave me shpejtësi drite dhe simulimi i shpërthimit që shkaktoi krijimin e botës, siç u ekperimentua në Qendrën Studimore CERN, mund të shpjegohen më thjesht, gjithsesi më më bindshëm dhe në mënyrë më atraktive.    

 

Këto prezentime nuk ndikojnë në nxitjen e popullarizimit të shkencave natyrore. Ato krijojnë tek të rejat dhe të rinjtë tanë më shumë bindjen se shkencat e natyrës janë një dhunti e veçantë e njerëzve te veçantë sesa një sistem dijesh e eksperimenitmesh.

 

* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.

Reagim

5 komentet
Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.

shkoni e pyetni ne Istog per

shkoni e pyetni ne Istog per Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin dhe lidhjet
e tyre me Xhevdet Rexhaj-Popin nga fshati Cerrce,per takimet e tyre ne
kaferestaurant Mulliri i Bytyqeve,sa per njoftim ne kohen kur keta takoheshin shqipetaret rraheshin brutalishte per gjeja posedim te armeve Popi publikishte u tregojke
policeve serb revolen e tije ne brez duke u thene atyre me fjalet "cili e ka revolen me te mire" dhe dihet mire mu ne kete kohe sjeljet e ketyre tipave qe kishin karshi Ibrahim Rugoves dhe Levizjes se tije ne ate kohe.Popi duhet pyetur edhe se kend e ka pasur fqinje me banese ne Prishtine dhe lidhjet e tije me te...prandaj nuk eshte per tu quditur ne qofte se ky fare lloj Kamishi nxjerre ne sheshe pretendime te tilla, po qti beshe kur shteti i jone ende nuk ka nje sherbim te mirefillte informativ , qdonjeri mund edhe te shitet si Patriot,Serbija punon ne plane afatgjata dhe me suguri pergadite individ te tille qe ne nje moment te caktuar ti vendos ne krye te popullit (boll pus eshte Hashim Thaqi por ky tjetri Albin Kurti do ja kalojke atij ne qdo nivel)

Sa destruktiv qenke o

Sa destruktiv qenke o nexhmendin gerguri. Mberrij ti nese mundesh sa cereku i Jahja Kokes , boll e ke. Po as te thoi i vogel nuk i afrohesh (...)

Po edhe aq me destruktiv po

Po edhe aq me destruktiv po më ngjani ju që i krahasoni apo këshilloni të tjerët që t' ngjajnë dikujt. Më falni që po shprehem kështu, por për t'u kuptuar po "flas" në po të njëjtën gjuhë që po e flisni edhe ju.
Nexhmedin Gërguri duket sikur punon para se të qëndroj ulur e të lexoj për të komentuar mandej kush është e cka është,H apo deri ku duhet t'i "arrihet" dikujt. Do të isha i lumtur të lexoja dicka edhe nga ju që i dedikohet shumë lexuesve. Nuk po më mjafton vetëm komenti juaj. Athua ju kujt i ngjani, deri ku i vini Jahja Kokës, po më shtohet kureshtja ta dij.
Përshëndetje. Meta.

Eshte ceshtje vlerash

Eshte ceshtje vlerash boterore. Jahja Kokes ia ka njohur vlerat bota, Amerika - Pentagoni, Kuvajti..etj. (...) per shkak te zemerngushtesise, perdorin destuktivitetin e tyre kunder personit si jahja koka qe po na zbardhe fytyren para botes.

Kjo kronikë po më bënë të

Kjo kronikë po më bënë të mendoj një teatër ku luhen pjesë pa skenar e skenarist ku përzihen rolet e as "djalli nuk iu bie në fije" po veq "shikuesit" dalin me njohuri 0, që në këtë rast fatkesësiht e pësojnë studentët. Eh sa shumë Aktorë të tillë ka në Kosovë që sjanë fare në vendin e vet...!!!

Post new comment

Në hapësirat e parapara për komentet e lexuesve nuk lejohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve si dhe ndaj çdo grupi shoqëror, qofshin ato kombëtare, fetare, shtetërore, etj. Redaksia e mban të drejtën e mosbotimit apo fshirjes së komenteve që i thyejnë këto rregulla. Komentet që s’kanë të bëjnë me temën e artikujve nuk botohen.
CAPTCHA
Kjo pyetje është për të vërtetuar nëse ju jeni një vizitor si dhe për të parandaluar të ashtuquajturit spam.
Image CAPTCHA
Plotësoni rubrikën me karakteret e paraqitura në imazh

Facebook

Reklama / Werbung / Publicité

Foto galeri / Fotogalerie / Galerie photo

  

Reklama/Werbung/Publicité

 

Video ekskluzive e albinfo.ch

Sondazh

Sipas jush, cilat janë shqetësimet kryesore të diasporës kosovare?:
Sondage

Këshilla juridike: përgjigjet e fundit

Reklama/Werbung/Publicité

Reklama / Werbung / Publicité

Reklama/Werbung/Publicité

Video: Intervista - Debate - Reportazhe

albinfo.ch dritare në shërbimin tuaj !

Shkrimet, fotot, njoftimet apo komentet
tuaja na interesojnë :
  info@albinfo.ch

Reklama/Werbung/Publicité

Regjistrimi

Kursi i valutave