E djelë, 26 Maj, 2013 - 04:30
Subscribe to Syndicate
download

Shqipëria me rritje ekonomike

14.10.2012 - 07:40
Në Shqipëri ekonomia u rrit me 2.04 përqind në tremujorin e dytë të këtij viti. Shifrat u bënë publike nga Instituti i Statistikave

Aktiviteti ekonomik iu rikthye rritjes pasi rënies me 0.2 përqind në tremujorin e parë të vitit. Posta, komunikacioni, industria, sherbimet dhe tregtia regjistruan një rritje, ndërsa ndërtimi sërish shënoi ritme negative duke rënë me 18 për qind. Një rënie prej 7 përqindësh ka shënuar edhe transporti.

Pasi për herë të dytë në fillim të këtij viti, ekonomia shënoi një rritje negative, që nga 2009 kur shenjat e krizës botërore filluan të ndjeheshin fort edhe në Shqipëri,  tremujori i dytë regjistroi një rikthim në ritmet pozitive, ndonëse të ulta.

Të dhënat e shpërndara nga Instituti i statistikave flasin për një rritje prej 2,04 përqind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e Institutit të statistikave konfirmojnë parashikimet jo fort optimiste të Bankës së Shqipërisë sipas së cilës ekonomia do të vazhdojë të ketë rritje pozitive, por në nivele të ulta.

Qeveria në Tiranë kishte parashikuar fillimisht se rritja në 2012 do të ishte 4.3 përqind, por pas gjashtëmujorit të parë, u detyrua ta rishikonte parashikimin e saj duke e ulur në 3 për qind.

Krahasuar me vlerësimet e institucioneve të rëndësishme financiare ndërkombëtare, shifra e qeverisë mbetet tejet optimiste. Javën e shkuar misioni i Fondit Monetar për Shqipërinë u shpreh se parashikonte një rritje prej 0.5 përqind. Sipas FMN-së  vazhdimi i krizës në eurozonë dhe paqëndrueshmëria po provokon goditje të tjera  që po i transmetohen edhe Shqipërisë dhe rritja ekonomike po ngadalësohet.

Kjo i dedikohet së pari lidhjes së ngushtë tregtare me Italinë e Greqinë dy nga vendet më të prekura nga kriza. Pak ditë më pas edhe Banka Botërore parashikonte një rritje ekonomike mes 0.5 dhe 1 për qind për vitin 2012. 

Sipas Bankës se Shqipëri ekonomia shqiptare po vuan nga rënia e konsumit dhe investimeve private si dhe nga mungesa e politikave fiskale stimuluese. Rënia e ndjeshme e të ardhurave ka detyruar qeverinë që të reduktojë shpenzimet duke prekur vecanërisht edhe investimet.

Autoritetet shpresojnë shumë në të ardhurat nga privatizimet.

Vetëm nga shitja e Albpetrolit Qeveria ka marrë një ofertë prej 850 milionë eurosh, të cilat do t’i jepnin një frymëmarrje më të lirshme ekonomisë dhe do të mund të përdoreshin për të nxitur rritjen e saj.

/VOA & Albinfo.ch/

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Kosovari me familje dëbohet nga Zvicra, shkak: martesa e rrejshme Gjykata Federale: Pasi kishte lidhur martesë fiktive dhe leja e tij e qëndrimit ishte bërë me mashtrim, ai bashkë me gruan dhe fëmijët duhet të lëshojë Zvicrën
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën! Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds, light drizzle
  • 5 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 03:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 12 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 03:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 6 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 01:50

Shkup

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Dje, 26/05/2013 - 03:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj