E martë, 21 Maj, 2013 - 16:54
Subscribe to Syndicate
download

Shqipëria mes maleve dhe detit

19.05.2012 - 11:41
Dhjetë vendet që duhet vizituar në Shqipëri

Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik.

E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund te ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.

Kështu e fillon reportazhin Top-Channel  për turizmin në Shqipëri.

Edhe për të pasionuarit pas turizmit malor Shqipëria ka vende të jashtëzakonshme.

70 km larg qytetit te Shkodrës, në zemër te alpeve shqiptare ndodhet Thethi. Ai shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Shtëpitë karakteristike të zonës, gatimet tradicionale por edhe shumë aktivitete argëtuese i bëjnë pushimet tuaja te paharrueshme.

Në veri të Shqipërisë nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë.Aty mund të gjeni  bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitoret gjejnë ushqime tradicionale, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur.

Rruga deri në Valbonë është  një mrekulli më vete. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojen.

Ne juglindje të Shqipërisë, Voskopoja është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t'i dhënë asaj vlera turistike të përhershme.

Por Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit.

Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon, aq sa mund të mos pendohesh qe s’je ne detin e Karaibeve, përshkruan Saranden Top-Channel.

Plazhi Palas i Vlorës, për shembull, meriton sigurisht një qëndrim të gjatë. I shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshin Qafen e Llogarasë dhe Sarandën, ai karakterizohet nga shtëpiza të bardha dhe fshatra të vogla, te cilat shtrihen në një zone të arte të rrethuar nga natyra e bukur.

Nder vendet me joshëse është Gjiri i Kakomes, një nga zonat më të bukura detare të bregut ballkanik.

Ne bregdetin jonian ndër më të frekuentuarit është plazhi i Dhërmiut.Qetësi, bregdet te pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të.

Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t'i rezistosh një rikthimi të dyte. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura kurrë.

Jala është një tjetër perlë që mbush mozaikun e plazheve të detit Jon. Por ata që plazhin e duan me rërë Deti Adriatik ofron mundësi pa fund. Ndër më të veçantit është plazhi i Tales në Lezhë, zonë kjo e konsideruar gati panjohur për shumë kënd.

Kombinimi pamjeve mahnitëse ne mal dhe bregdeti i mrekullueshëm janë vetëm disa nga bukuritë që natyra i ka dhuruar Shqipërisë.

Reklamë

Reklamë

Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit bashkë me punëtorët e parkut nacional “Sharri” dhe Policinë e Kosovës, kanë dalë në Prevallë për t’i parandaluar të gjitha objektet pa leje
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 13 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 16:20

Prishtinë

Few clouds
  • 26 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 16:00

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 11 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 16:20

Shkup

Clear sky
  • 30 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 16:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj