Shqiptarët e veriut: EULEX-i të jetë më i paanshëm
Qytetarët shqiptarë të lagjeve të banuara me popullatë të përzier në veri të Kosovës, thonë se aktualisht gjendja në këtë pjesë të vendit është e qetë, por tensionet janë të pranishme. Në dy muajt e fundit, sipas banorëve të veriut, janë shënuar disa incidente, ku rreth 7 shqiptarë janë rrahur nga grupe të ndryshme serbësh dhe askush nuk është arrestuar.Sipas anëtarit të Këshillit të Veriut dhe përfaqësues i banorëve të lagjes "Kroi i Vitakut", Nazmi Ismaili, Eulex-i, këto ditë në lagjen e tyre ka punuar në mënyrë "të pabalancuar duke bastisur vetëm shtëpitë e shqiptarëve, e jo edhe të serbëve"."Ne e kemi bërë një reagim përmes Këshillit të Veriut. Reagimi ka qenë që bastisjet kanë qenë të njëanshme, nuk janë duke u bastisur edhe serbët.
Siç u shpreh Ismaili, në pjesën veriore të Kosovës", ka shumë kriminelë, të cilët lëvizin lirshëm dhe nuk pengohen, e as arrestohen nga policia e EULEX-it e të tjerët", njofton radio Evropa e Lirë.Të pyetur për këtë çështje, misionarët evropianë iu përgjigjën Radios Evropa e Lirë përmes postës elektronike duke thënë se nuk bëjnë dallime etnike gjatë punës së tyre."EULEX-i u jep prioritet rasteve bazuar në faktorët e sundimit të ligjit dhe jo sipas përkatësisë etnike", tha James Nicholls, zëdhënës i këtij misioni.
Moti
Bernë
- 10 °C
Mër, 22/05/2013 - 12:50
Prishtinë
- 23 °C
Mër, 22/05/2013 - 13:30
Cyrih
- 10 °C
Mër, 22/05/2013 - 12:50
Shkup
- 24 °C
Mër, 22/05/2013 - 13:00
