E enjte, 23 Maj, 2013 - 19:25
Subscribe to Syndicate
download

Shtrëngojnë duart Thaçi e Tadiq

07.07.2012 - 21:36
Thaçi tha se Serbia është vend fqinj i Kosovës, ndërsa takimi me Tadiqin është takim i një kryeministri kosovar me një lider opozite serbe

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-presidenti dhe lideri i opozitës në Serbi, Boris Tadiq i kanë shtrënguar zyrtarisht  duart të shtunën në ditën e fundit të Konferencës ndërkombëtare "Samiti i Kroacisë 2012" që u mbajt në Dubrovnik. Thaçi këtë takim e ka konsideruar rast të mirë për ndryshimin e qasjes në Serbi, ndërsa Tadiq tha se problemi i Kosovës është ndërkombëtar.Takimi ndërmjet dy liderëve nuk është pritur mirë nga opozita kosovare, ndërsa zëvendës sekretari Amerikan i Shtetit, Filip Gordon i ka bërë thirrje Serbisë që ta njohë realitetin në Kosovë. Po ashtu ka reaguar edhe lidershipi në Serbi.“Ky është edhe një mesazh edhe për përfaqësuesit tjerë serbë që të mos vazhdojnë me bojkot të konferencave të tilla, sepse Kosova do të jetë çdo kund si vend i pavarur”, tha kryeministri Hashim Thaçi duke ritheksuar se Serbia është  vend fqinj i Kosovës, ndërsa takimi me Tadiqin, sipas tij, është takim i një kryeministri kosovar me një lider opozite serbe.Thaçi tha se mbetet i përcaktuar për fqinjësi të mirë dhe alternativë për të ardhmen dhe askush, siç tha kryeministri, nuk duhet të mbetët peng i të ardhmes. “Komunikimi dhe bashkëpunimi është mesazhi i mirë për të ardhme demokratike si dy vende sovrane”, tha ai.Kryeministri po ashtu sqaroi opinionin se Boris Tadiq në konferencën e Dubrovnikut ishte pjesëmarrës i opozitës serbe. “ Është fillim i ri dhe definitivisht i njohjes së shtetit të Kosovës...dhe shtrëngimi i duarve ishte thjeshtë ndërmjet përfaqësuesit të shtetit të Kosovës dhe përfaqësuesit të opozitës serbe”, tha Thaçi, sipas të cilit, shembullin e Tadiqit duhet ta ndjekin edhe përfaqësuesit e shtetit serb.Ndërsa Boris Tadiq tha se Kosova nuk është vetëm problem i Serbisë por rajonal e ndërkombëtar. “Unë jam takuar me kryeministrin Hashim Thaçi edhe më parë në bisedimet për statusin, por duhet të shtoj se problemi i Kosovës është rajonal e evropian dhe jo vetëm i Serbisë”, tha Tadiq, duke i dhënë mbështetje presidentit Nikoliq për takime të tilla.Megjithatë, vetë Tadiq, ka thënë se shtrëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi nuk ka domethënie historike, por është gjest i mirë, për shkak se dy popujt kanë probleme që duhet t'i zgjidhin.

Përfaqësuesit e tri partive opozitare kanë reaguar kundër këtij takimi, duke e konsideruar të ngutshëm, të paktën derisa Serbia të heq dorë nga financimi i serbëve në veri. Ndërsa mandatari i qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se prania e Tadiqit në samit është një "enigmë". Ai, sië citojnë mediet serbe, e ka pyetur Tadiqin që të qartësojë politikën e tij në raport me Kosovën.Ndryshe ky ishte takimi i parë zyrtar ndërmjet dy liderëve, Thaçit dhe Tadiqit. Ata janë takuar edhe dy herë më parë, por takimet janë ruajtur në fshehtësi nga mediat. Tadiq po ashtu është takuar në vitin 2007 në Shkup me kryeministrin e atëhershëm Agim Çekun, por edhe ky takim është mbajtur në fshehtësi deri në periudhën kur Çeku i njoftoi mediet.  

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 18:50

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 15 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 18:30

Cyrih

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 18:50

Shkup

Scattered clouds
  • 22 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 18:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj