E shtunë, 25 Maj, 2013 - 00:18
Subscribe to Syndicate
download

Shumica e kosovarëve e duan BE-në

07.08.2012 - 17:41
Një anketë e publikuar nga ‘UBO Consulting” tregon se mbi 70 për qind e popullit të Kosovës e duan integrimin e menjëhershëm në BE

Nëse do të shpallet një referendum në Kosovë, rreth 72 për qind e kosovarëve do të deklaroheshin për bashkëngjitje me Bashkimin Evropian. Këto statistika kanë dal nga një anketë e realizuar me 1500 respodentë nga të gjitha komunat dhe komunitete e Kosovës ndërmjet datës 22 majit dhe 1 qershorit 2012. Statistikat e kësaj ankete u publikuan të martën një konferencë për media, ku ishin të pranishëm përfaqësues të BE-së në Kosovë, ata të Ministrinë së Integrimit dhe ‘UBO Consulting”. Anketa, ndërkaq është financuar nga BE, me moton “Perspektiva e BE-së në Kosovë”. Zëvendësministri  i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli tha se rreth 90 për qind e të anketuarve e kanë konsideruar të rëndësishëm fuqizimin e lidhjeve me BE-në, ndërsa 72 për qind e tyre e shohin integrimin në BE si një zgjidhje të mundshme për problemet ekzistuese, siç janë ato ekonomike, mirëqenien sociale, bujqësinë, luftimin e korrupsionit ejt. “Një ndryshim pozitiv është vërejtur te serbët, të cilët për dy vite kanë ndryshuar mendim për BE-në. Anketa tregon se rreth 30 për qind e serbëve të anketuar kanë thënë BE është pozitive, në krahasim me 0 për qind që ishin në vitin 2010. Ndërsa shifra e atyre që mendojnë se BE-ja është një forcë negative ka rënë nga 98 për qind sa ishte në 2010 në 24 për qind në 2012”, tha ai. Kjo anketë, sipas Melvin Asin, zyrtar i operacioneve në Zyrën e BE-së, tha se i mundëson BE-së që t’i krahasojë veprimet e veta brenda një vendi. “56 për qind e të anketuarve kanë thënë se Kosova tani është e gatshme që t’i bashkohet BE-së, 34 për qind besojnë se Kosova do t’i bashkohet BE-së deri në vitin 2014 dhe 54 për qind besojnë se Kosova do t’i bashkohet BE-së brenda 5 vjetëve të ardhshme”, tha ai. Ndryshe, kjo anketë ka sjellë edhe disa detaje të tjera, kryesisht informative rreth njohjes së Be-së dhe perspektivës së saj. “Televizioni mbetet burimi më i përhapur i informacioni lidhur me BE-në, politikat dhe institucionet e saj, ndërsa shfrytëzimi i internetit si burim i lajmeve është rritur dukshëm që nga viti 2010, duke e bërë atë burimin e dytë më të përhapur të informacionit”, thuhet në anketën e BE-së.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Few clouds
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 23:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 15 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 23:30

Cyrih

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 23:20

Shkup

Few clouds
  • 13 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 23:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj