E mërkurë, 22 Maj, 2013 - 19:22
Subscribe to Syndicate
download

Sot, festa e Kurban Bajramit në Shqipëri dhe Maqedoni

25.10.2012 - 15:26
Nryshe nga Shqipëria dhe Maqedonia, Kosova dhe Lugina e Preshevës festojnë nesër

Besimtarët myslimanë në Shqipëri e Maqedoni, kanë nisur kremtimin e Kurban Bajramit, njërën ndër festat më të rëndësishme të konfesionit Islam në botë. Besimtarët kanë falur në mëngjesin e të enjtes namazin e Bajramit, me të cilin zyrtarisht nisin tri ditët e festës së sakrificës.

Besimtarët të fesë islame, në dy qendrat e banuara me shqiptarë, Tiranë dhe Shkup, kanë mbushur xhamitë dhe sheshet për faljen e Bajramit. Ndërsa klerikët e  bashkësive islame kanë përcjellë mesazhe përgëzimi, me shpresë që besimtarët të reflektojnë ndjenjën e humanitetit, solidaritetit e bamirësisë.

Në Tiranë, sikurse edhe viteve të tjera, në mungesë të xhamive, besimtarët kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në qendër të qytetit, ndërsa policia kishte bllokuar qarkullimin e automjeteve për të krijuar kushtet të nevojshme për faljen e namazin të Kurban Bajramit. Ndërsa në Maqedoni namazi i Kurban Bajramit është falur nëpër xhami, nëpër të gjitha qendra ku jetojnë myslimanët.

Shqiptarët në Ballkan, këtë festë e kremtojnë të ndarë, derisa Shqipëria dhe Maqedonia e kanë nisur sot kremten e Bajramit, Kosova dhe Lugina e Preshevës e festojnë nesër.

Kjo ndarje ka ndodhë pasi që Shkup e Tirana së bashku me Turqinë, e kanë caktuar këtë datë në bazë të kalendarit të hixhretit më herët, ndërsa Kosova e feston bashkë me Arabinë Saudite. Bashkësia Islame e Kosovës shtyrjen e kësaj feste e ka lidhur me daljen e haxhinjve në Arafat.

Kjo ndarje në Ballkan është reflektuar edhe të shqiptarët në diasporë, disa mërgimtarë e kanë nisur sot kremten e Bajramit, ndërsa disa të tjerë e nisin nesër.

Kurban Bajramin kurorëzohet me vizitën në Mekë - haxhi, që është kushti i pestë i Islamit. Në këtë ditë myslimanët e botës, në bazë të kushteve ekonomike, therin kurban (dele, dash, cjap, gjedhe, deve) që simbolizon sakrificën e njeriut ndaj Allahut. Një e treta e mishit të kurbanit, duhet t’u shpërndahet njerëzve në nevojë.

Kjo ditës festohet që nga periudha e profetit Ibrahim, i cili për nder të Allahut ai kishte vendosur që ta ther kurban të birin e tij të vetëm, ismailin. Në momentin kur profeti Ibrahim nisi ta sakrifikojë të birin, një engjëll ia solli atij një dash. Dhe që nga ajo kohë myslimanët e botë therin kurban. 

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 11 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 18:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 17 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 18:30

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 10 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 18:50

Shkup

Broken clouds
  • 20 °C
Reported on:
Mër, 22/05/2013 - 18:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj