E enjte, 23 Maj, 2013 - 12:01
Subscribe to Syndicate
download

Sulmohet patrulla e policisë, një polic i plagosur

07.09.2012 - 14:58
Në Magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok është sulmuar një patrullë e Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur lehtë nga të shtënat me armë zjarri në pjesën veriore të Mitrovicës. Ngjarja ka ndodhur të premten në mëngjes në Magjistralen Mitrovicë- Zubin Potok, respektivisht në Zupçë, kur persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të patrullës së Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it.  Lidhur me këtë incident kanë reaguar menjëherë përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare të akredituara në Kosovës, EULEX-i dhe Zyra e BE-së.

Shefi i EULEX-it, Xavier dhe Marnhac dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Samuel Zbogar, përfaqësuesi i Posaçëm i BE-dënuan fuqishëm incidentin me të shtëna sot në veri të Kosovës. Madje ishin këto dy institucione që treguan për njerëz të armatosur në pjesën veriore të Kosovës.    “Një numër personash të armatosur janë shfaqur në rrugën mes Zupçes dhe Zubin Potokut sot në mëngjes. Ata kanë hapur zjarr kundër dy automjeteve, ndërsa një pjesëtar i policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe një automjet i policisë së Kosovës dhe një automjet i EULEX-it kanë pësuar dëme”, thuhet në kumtesën e përbashkët “Një pjesëtar i policisë së Kosovës është lënduar. Personat përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë sa më shpejt. U bëj thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacion në lidhje me këtë incident që të kontaktojnë policinë”, citohet të ketë thënë shefi i EULEX-it,  Xavier de Marnhac. “Unë e dënoj këtë akt dhune. Jetë njerëzish janë vënë në rrezik. Kjo tregon dhe përforcon nevojën për më shumë sundim ligji në këtë të Kosovës. Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dhe EULEX-i do të vazhdojnë të punojnë së bashku për këtë,” tha, ndërkaq Samuel Zbogar, përfaqësues i BE-së për Kosovë. Ndryshe, siç thuhet në kumtesë, të premten në mëngjes, një numër oficerësh të policisë së EULEX-it kanë qenë duke udhëtuar për në Zubin Potok për të kryer detyrat e tyre të zakonshme në stacionin e policisë kur ka ndodhur sulmi. Automjeti i policisë së Kosovës, ndërkaq ka qenë duke i shoqëruar ata.

Reklamë

Reklamë

Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit
Diaspora po e “blen” paqen sociale në Kosovë Ministri Makolli raportoi para Komisionit për punë të jashtme për të arriturat në Ministrinë e Diasporës. Strategjia për diasporën 2013 – 2018, u konsiderua e arritura më e madhe e MeD-së

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 11 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:20

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 16 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 10 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:20

Shkup

Broken clouds
  • 22 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 11:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj