E djelë, 19 Maj, 2013 - 08:15
Subscribe to Syndicate
download

Tensionohen raportet Greqi-Maqedoni

29.07.2012 - 13:31
Greqia ka ndërprerë pa paralajmërim linjat hekurudhore për në Maqedoni

 

Mosmarrëveshjet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë që kanë filluar për emrin, janë intensifikuar edhe më shumë. Është Athina zyrtare ajo që iu është kundërpërgjigjur  Shkupit zyrtar, duke ia ndaluar qarkullimin e trenave nëpër Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, pa asnjë paralajmërim.  

 

Këtë lajm të cilin e raporton INA, e kanë konfirmuar zyrtarë nga ndërmarrja Hekurudhat e Maqedonisë, që përmes një komunikate janë informuar nga autoritetet e hekurudhave greke se transporti hekurudhor ndërshtetëror midis dy vendeve do të jetë i ndërprerë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

 

Ndryshe, sipas medieve maqedonase, linja sezonale Shkup - Selanik - Shkup ka qenë e vetmja aktive ndërmjet dy vendeve.

 

Ndërkaq një incident tjetër po ashtu ka ndodhur në hekurudha, në relacionin Manastir-Shkup, ku disa persona e kanë gjuajtur me gurë trenin në afërsi të Draçevës. Sipas informatave janë thyer xhamat e kabinës dhe është lënduar makinisti, i cili ka kërkuar ndihmë në Qendrën Spitalore në Shkup.

 

Ndryshe Greqia dhe Maqedonia  nuk kanë raporte të mira fqinjësore për shkaka të emrit. Shteti helen refuzon ta njoh Maqedoninë me këtë emër për shkaka të kaluarës historike, ndërsa Shkupi zyrtar ka hezituar t’ia ndryshojë emrin shtetit. Kjo çështje ka ndikuar që Greqia ta bllokojë perspektivën evropiane të Maqedonisë dhe ta zvarritë hyrjen e saj në NATO. 

 

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Më pak pensionistë invalidorë në Zvicër Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore (BSV) ka shpëtuar 120 milionë franga, duke identifikuar mashtruesit e fondit invalidor
Shëndeti
Bashkëvarësia në kushtet e çrregullimeve psikike (III) Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga çrregullimet psikike
CH-Kosovë
Zvicerani investon një milion e gjysmë euro në Kosovë Shpesh dëgjojmë se investimi në Kosovë është me rrezik, por a ndërtohet shteti i Kosovës pa rrezikuar. A nuk janë gjithë ata shqiptarë që rrezikuan dhe dhanë, bile, edhe jetën për themelimin e shtetit kosovar.
Diversité
Azil: drejt një ndryshimi të regjimit? Një emisioni javor i përbashkët me "La Télé" dhe "albinfo.ch".

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast, light rain
  • 7 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 07:20

Prishtinë

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 08:00

Cyrih

Broken clouds
  • 10 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 07:20

Shkup

Clear sky
  • 15 °C
Reported on:
Dje, 19/05/2013 - 07:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj