E martë, 21 Maj, 2013 - 07:05
Subscribe to Syndicate
download

Thatësira të mëdha në Ballkan, dëmtohen prodhimet bujqësore

23.08.2012 - 16:01
Koha e thatë në Evropën Lindore e Jugore ka dëmtuar të mbjellat bujqësore, duke vënë nën presion tregun ndërkombëtar të drithrave

Njëra nga vendet e Ballkanit që ka pësuar më së shumti është Serbia. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, rendimentet bujqësore nga korrjet kanë arritur vetëm gjysmën e prodhimit krahasuar me vitin e kaluar, raporton AP.

Edhe në Bosnjë dëmi llogaritet të shkojë deri në 1 miliard dollarë, një shumë e madhe kjo për një vend që 20 për qind e popullsisë punon në bujqësi dhe 10 për qind e të ardhurave kombëtare vijnë nga ky sektor. Temperaturat në Bosnjë këtë verë kanë shkuar deri në 47 gradë Celsius. 

Kostoja e dëmit te fqinjët e Serbisë, ku vitin e shkuar agrikultura përbënte 12 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (GDP), është rreth 2 miliardë dollarë dhe në Kroaci më shumë se 250 milionë dollarë, raporton DW.

Rajoni nuk është prekur për herë të parë nga thatësira dhe fermerët në përgjithësi janë të përgatitur. 
Por fermerët në Bosnjë thonë se gjërat nuk kanë qenë kaq keq që nga koha e luftës në vitet 1992-95 dhe kërcënojnë se do të bllokojnë rrugët kryesore dhe pikat e kalimit kufitar për të tërhequr vëmendjen e qeverisë për të kompensuar dëmet. 

E ardhmja duket e zymtë. Qeveritë në rajon janë duke u përballur me recesion dhe nuk kanë para për të investuar për një bujqësi moderne.
Hartimi i strategjive është peng i një sistemi kompleks pushtetesh të ndara menjëherë pas luftës bazuar në kuota etnike. 

Një gjë e tillë ka ngadalësuar reformat dhe ligjet e nevojshme për vendin që do ta afronin më shumë me Evropën. 

Ky ngërç institucional rrezikon që qumështi dhe mishi boshnjak të mos eksportohen në tregun kryesor në Kroaci, kur kjo e fundit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian vitin tjetër.
Banka Botërore, e cila në muajin maj aprovoi një kredi prej 40 milionë dollarësh për përmirësimin e sistemit të ujitjes, ka deklaruar se Kroacia ka një potencial të madh agrikulturor, por ka mungesë të theksuar infrastrukturore dhe strategjie. 

Mate Brlosic, drejtor i Dhomës së Agrikulturës Kroate, thotë se misri në Kroaci këtë vit do të jetë “i rrallë si ari”. 
"Rimëkëmbja do të zgjasë disa vjet për vreshtat dhe pemët frutore, por gjithashtu edhe te fermat impakti negativ do të zgjasë për disa vjet”, thotë Brlosic. 



Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Regjistrimi i mërgimtarëve nis me Zvicrën Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli tha se regjistrimi i mërgimtarëve është parashikuar të nisë këtë vit, ndërsa si pilot-projekt është parashikuar të jetë Zvicra
Ikja e “trurit” shqetëson Maqedoninë Autoritetet në Maqedoni po shqyrtojnë mundësitë për të parandaluar migrimin jashtë vendit. Sipas Eurostat-it, brenda 14 vjetësh nga Maqedonia kanë ikur 10 % e popullatës
Shëndeti (IV)
Psikozat skizofrenike të indukuara/të shtytura/ nga substancat varësuese Karakteristike për skizofrenin janë çrregullimit e përjetimit siç janë ato Un-it, me ç`rast skizofrenët e përjetojnë veten si të huaj, përkatësisht si një tjetër njeri (fenomeni i depersonalizimit)
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 9 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 06:20

Prishtinë

Clear sky
  • 10 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 07:00

Cyrih

Broken clouds, light rain
  • 9 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 06:20

Shkup

Clear sky
  • 13 °C
Reported on:
Mar, 21/05/2013 - 06:30

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj