Udhëtimi pa viza pezullohet për disa vende të Ballkanit?
Ministrat e Brendshëm të BE-së mblidhen sot në Luksemburg për të diskutuar lidhur me mundësinë e pezullimit të përkohshëm të së drejtës për të qarkulluar pa viza për qytetarët e disa vendeve të Ballkanit.
Shkak është një rritje e konsiderueshme muajt e fundit e kërkesave për azil nga Serbia dhe Maqedonia u tha në qarqet diplomatike të BE-së, transmeton DW. Nga janari deri në shtator vetëm në Gjermani nga këto vende kanë ardhur rreth 49 mijë azilkërkues. Këta përbëjnë 20 për qind të kërkesave për azil.
Futja e përkohshme e regjimit të vizave do të merret në konsideratë vetëm në rast se përpjekjet e tjera do të jenë të pafrytshme. Pra fillimisht do të diskutohet se si mund të përmirësohet standardi i jetesës në vendet e origjinës, për të parandaluar në këtë mënyrë abuzimin e azilit që nga fillimi. Shumica e qytetarëve nga Serbia dhe Maqedonia që kërkojnë azil në Gjermani janë familje rome.
Regjimi i udhëtimit pa viza mund të pezullohet për gjashtë muaj, dhe të zgjatet me dymbëdhjetë muaj të tjerë.
Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, kërkoi që javën e kaluar rishqyrtimin e hyrjes pa viza të qytetarëve nga vendet e treta.
Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme gjermane, ajo së bashku me landet po kërkojnë mënyra "për t'i shkrutuar procedurat administrative për azilin dhe përfundimin e lejeve të qëndrimit nga autoritetet e imigracionit." Me fjalë të tjera, metoda më të shpejta për dëbim nga Gjermania.
Moti
Bernë
- 22 °C
Enj, 20/06/2013 - 09:50
Prishtinë
- 28 °C
Enj, 20/06/2013 - 10:30
Cyrih
- 21 °C
Enj, 20/06/2013 - 09:50
Shkup
- 29 °C
Enj, 20/06/2013 - 10:00
