E martë, 18 Qershor, 2013 - 08:43
Subscribe to Syndicate
download

Vetëvendosje “shet” shtëpinë e kryeministrit

28.08.2012 - 18:22
Nëpërmjet një aksionin simbolik Vetëvendosje “shet ” shtëpinë e kryeministrit Hashim Thaçi me vlerë simbolike 26.300 euro

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar të martën me një aksion tjetër kundër privatizimit  të ndërmarrje publikë, PTK-së, Trepçës dhe KEK-ut. Ata nëpërmjet një aksionin simbolik me moton “Shitet prona, 26.300 euro”, duke pretenduar shitjen e pronës së kryeministrit Hashim Thaçi. Me këtë rast, ata akuzojnë Thaçin se po e shet lirë tokën e Kosovës.

 “Duke qenë pronë e publikut, pronë e të gjithë neve, atyre që kanë qenë para nesh dhe atyre që do të vijnë pas nesh, vendimin për privatizimin e kompanive publike do të duhet ta merrnin vetëm qytetarët e Kosovës. Për më tepër kjo qeveri nuk ka legjitimitet politik për t’i privatizuar këto kompani...”, ka thënë Aktivistja Etleva Malushaj.

Sipas saj, prona publike është diçka që nuk bëhet private, ndërkaq kompanitë publike do të duhej të ishin kompani të paprivatizueshme. “Ato duhet të jenë interes kombëtar, strategjik e interes ekonomik dhe si të tilla duhet të mbesin publike” tha ajo, duke akuzuar Qeverinë se po i shet “falë” pasuritë kombëtare. 

“Ne i themi kryeministrit dhe ministrave që obligimet e tyre t’i kryejnë duke e shitur pronën e tyre private e mos ta privatizojnë pronën tonë të përbashkët e të mirën tonë të përgjithshme, për shkak se e mira jonë e përgjithshme, hapësira jonë publike dhe kompanitë tona publike nuk duhet të jenë pre e një qeverie e cila as legjitimitetin më të vogël politik nuk e ka për të qenë aty”, konsideron Malushaj.

Ndryshe, disa ditë rresht përmes aksioneve të ndryshme, Vetëvendosje ka kundërshtuar privatizimin e ndërmarrjeve publike. Ata një ditë më pari i kanë dërguar qindra SMS dhe e-mailave kryeministrin Thaçi dhe tre ministra të tij, Besim Beqaj, Mimiza Kusari-Lila dhe Bedri Hamza, duke iu rekomanduar që të mos e privatizojnë KEK-un, PTK-në dhe Trepçën.             

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
albinfo.ch: Remzi Durmishi dhe Elez Badalli
Një konsullatë për shqiptarët e pjesës italiane të Zvicrës Kosovarët, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicrën italiane, thonë të jenë të diskriminuar nga institucionet e Kosovës, ngase vetëm në këtë pjesë mungon një përfaqësi që do të ofronte shërbime konsullore
Shëndeti (IX)
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo 2. Co-Varësia situative me rastin e përkujdesjes së personave të traumatizuar
Yjet ndjehen krenarë për prejardhjen e tyre Para ndeshjes spektakolare, Yjet e futbollit kanë vizituar varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, memorialin e dëshmorëve në Drenicë, si dhe kanë bërë homazhe para përmendores së dëshmorit Zahir Pajaziti
Shëndeti (VIII)
Bashkëvarësia nga personat me çrregullime mentale Co-Varësitë situative[1] që s`kanë të bëjnë me përkujdesjen e të varësuarve nga mjetet varësuese substanciale dhe josubstanciale
Opinion
Konflikti në Siri manipulohet për interesat e Serbisë* Të mërkurën në mbrëmje në Gjenevë u mbajt një tribunë, ku është instrumentalizuar tema e Sirisë dhe e Kosovës nga protagonistë pro Asad-it dhe antiperëndimorëve

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 20 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 07:50

Prishtinë

Clear sky
  • 21 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 08:30

Cyrih

Clear sky
  • 23 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 07:50

Shkup

Clear sky
  • 23 °C
Reported on:
Mar, 18/06/2013 - 08:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj