E enjte, 23 Maj, 2013 - 13:58
Subscribe to Syndicate
download

Virusi i “Nilit” alarmon Maqedoninë

22.09.2012 - 12:43
Sipas mjekëve në Klinikën e Shkupi, pacientët e infektuar me “Nilin perëndimor” i përkasin moshave, 7 respektivisht 66 vjeçe

Virusi i “Nilit perëndimor” i shkaktuar nga pickimi i mushkonjave, pas vdekjes së një pacienteje në Shkup, e ka alarmuar Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, e cila ka marrë masa për preventivë nga ky lloj virusi. Në Klinikën Infektive në Shkup janë të shtrirë edhe dy pacientë, gjendja e të cilëve raportohet të jetë stabile.Sipas mjekëve në Klinikën e Shkupi, pacientët e infektuar me “Nilin perëndimor” i përkasin moshave, 7 respektivisht  66 vjeçe.  "Dy pacientët janë në gjendje stabile dhe se po vazhdon trajtimi i tyre", citon INA infektologen Valerija Kirovska.Kjo e fundit nuk ka dhënë detaje se pacientët janë infektuar brenda, apo jashtë shtetit,  derisa janë hedhë dyshimet se 55 vjeçarja që vdiq nga ky virus, mund të jetë infektuar gjatë pushimeve në Greqi. Gruaja që pësoi nga “Nili” sipas mjekëve në Shkup, më herët kishte vuajtur nga diabeti dhe hipertensioni.Sipas infektolëgëve, virusi i “Nilit perëndimor” nuk dallon shumë nga gripi i rëndomtë, ndërsa simptomat janë sikurse tek ftohja. Ndërsa më të atakuarit nga ky virus, janë njerëzit që kanë imunitet të dobët. Virusi nuk përcillet përmes njerëzve, por vetëm nga kafshimi nga mushkonjat. Shkencëtarët kanë theksuar se bartësit kryesor të këtij virusi janë shpezët.Drejtori i Klinikës Infektive, Zvonko Milenkoviq ka thënë se janë ndërmarrë masat për të përballur fluksin e mundshëm të pacientëve që mund të jenë viktima të infektimit nga ky virus vdekjeprurës. Vitin e kaluar janë evidentuar katër raste të infektuara me këtë virus, mirëpo ato pas terapive dhe trajtimit mjekësor janë shëruar me sukses.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Scattered clouds
  • 14 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:20

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 15 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 13 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:20

Shkup

Broken clouds
  • 22 °C
Reported on:
Enj, 23/05/2013 - 13:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj