E premte, 24 Maj, 2013 - 16:21
Subscribe to Syndicate
download

Vizitë në xhaminë e Hadumit në Gjakovë

21.09.2012 - 10:27
Vizita 2/3: Komisioni Federal për çështje të migracionit (KFM) vizitoi xhaminë e Hadumit në Gjakovë

Në agjendën e KFM-së ishte paraparë edhe vizita e Xhamisë së Hadumit në Gjakovë dhe njohja për së afërmi me komunitetin islam. Delegacionin e KFM-së e priti Ahmet ef. Hoxha, duke e njoftuar atë për historikun e Xhamisë së Hadumit, dhe sidomos për sfidat nëpër të cilat ka kaluar ky objekt fetar i ndërtuar nga Hadum Sylejman Efendia në vitin 1594/95, por edhe me gjendjen e komunitetit islam në Gjakovë.

© albinfo.ch: Kryetari i KFM-së i jep imamit një dhuratë modeste në shenjë falënderimi për mikpritje

Mysafirët interesoheshin për pikturat dhe muralet e bëra në xhami si dhe për pjesët tjera të enterierit. Në pyetjen se cili ishte mesazhi për delegacionin nga Zvicra Ahmet ef. Hoxha tha:“Ne si Bashkësi islame dhe si imamë, në të njëjtën kohë, dëshirojmë të përçojmë mesazhin e paqes, mesazhin e tolerancës, mesazhin e bashkëjetesës, mesazhin e bashkëpunimit të njerëzve ndërmjet veti“. Ai foli edhe për frekuentimin e shtuar të besimtarëve në xhami, sidomos pas rënies së sistemit komunist në këtë vend.

Në pyetjen se sa e njohin zviceranët kulturën shqiptare në përgjithësi dhe atë islame në veçanti, në emër të delegacionit u përgjigj zëvendëskryetari i KFM-së z. Etienne Piguet, duke thënë se: „Qëllimi kryesor i vizitës sonë nuk ishte qëllim i një vizite kulturore, mirëpo na intereson të shohim edhe anën kulturore, natyrën e këtushme dhe të shohim gjithashtu edhe cilat janë potencialet ekonomike dhe turistike të vendit. Në fakt popullata zvicerane do të duhej ta njihte më mirë islamin ballkanik, në veçanti disa praktika, sepse shumë shpesh e kuptojnë islamin si një kërcënim, ndërkohë që islami është gjithashtu i mundshëm edhe në Zvicër“.

Më pastaj delegacioni i KFM-së vizitoi disa pjesë të çarshisë së vjetër dhe në orën 19:00 u takua në hotelin „Qarshia e Jupave“ me kryetarin e komunës, z. Pal Lekaj me të cilin edhe darkuan bashkërisht.

Një darkë pune me kryetarin e Gjakovës z. Pal Lekaj

© albinfo.ch: Kryetari Pal Lekaj gjatë darkës së përbashkët me delegacionin e KFM-së

Restoranti „Çarshia e Jupave“ tashmë ka bërë emër te partneret perëndimorë. Kuzhina tradicionale dhe ajo moderne si dhe shërbimi me standarde evropiane përvetësojnë përditë e më shumë vizitorët perëndimorë. Kështu, edhe në këtë darkë, krahas ushqimit të specialiteteve vendore si, “Tavë Gjakove”, fli, djathë, raki e verë, u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm në fushën zhvillimit të komunës së Gjakovës, me theks të veçantë rreth partneritetit me migracionin kosovar, por edhe për realizimin e projekteve të ndryshme që financohen nga qeveria zvicerane e më gjerë.

© albinfo.ch: Kryetari Lekaj paraqet një historik të shkurtër për Gjakovën

Kryetari Lekaj paraqiti disa shifra e fakte që komunën e bëjnë shumë të rëndësishme për atë që është investuar gjer më tani, por edhe që duhet investuar në të ardhmen. “Qyteti bashkë me zonat rurale numëron 100 mijë banorë rezidentë. Rreth 47 mijë gjenden në botën e jashtme. Komuna ka qytetin dhe 87 fshatra. Sa i përket arsimit, këtu kemi rreth 3800 studentë që ndjekin mësimet në universitetin e këtushëm ku gravitojnë tetë fakultete publike dhe gjashtë fakultete private, pastaj kemi pesë shkolla të mesme dhe 56 shkolla fillore me gjithsej 22 mijë nxënës; kemi spitalin rajonal dhe 12 qendra të mjekësisë familjare. Gjakova ka qenë e njohur për ndërmarrje të mëdha publike ku para luftës kanë qenë të punësuar rreth 27 mijë persona në fusha të ndryshme. Lufta la pas veti 1870 persona të vrarë, 4870 shtëpi të rrënuara dhe mijëra hektarë tokë pune e vreshta të shkatërruara. Por, duke i falënderuar ndihmës së faktorit ndërkombëtar dhe buxhetit vendor është arritur dukshëm të rindërtohen shumë objekte të shkatërruara, mirëpo që gjithmonë ka vend për investime të mëtutjeshme. Parim i punës sime është trajtimi i barabartë i të gjithë njerëzve dhe besimeve që ekzistojnë në Komunën e Gjakovës”, tha mes tjerash kryetari Pal Lekaj.

Kryetari Lekaj, gjatë darkës bisedoi edhe me zonjën Ruth Derrer, anëtare e KFM-së dhe anëtare e Unionit të Punëdhënësve në Zvicër. Tema e bisedës ishte situata e punësimit të të huajve në Zvicër dhe imazhi i tyre. Ajo tha se shqiptarët janë kryesisht punëtorë të dalluar në Zvicër, por që ndonjëherë paraqiten probleme kur në kantiere të ndryshme ka punëtorë nacionalitetesh të ndryshme që vijnë nga Ballkani.

Kryetari Lekaj insistoi për një nismë të re në fushën e punësimit, duke synuar punësimin e studentëve shqiptarë gjatë pushimeve verore, me qëllim që studentët të mundë të realizojnë një praktikë pune në Zvicër, po krahas kësaj edhe të fitojnë para për vazhdim të studimeve.

© albinfo.ch: Kryetari Lekaj i dhuron kryetarit të KFM-së një guide për Gjakovën

Në fund kryetari Lekaj falënderoi kryetarin e KFM-së dhe delegacionin e tij të cilit i dhuroi një libër për monografinë Gjakovës në të cilën paraqitet rrugëtimi i zhvillimeve të fundit, pra një pasqyrë për gjithë atë që ka ndodhur gjatë luftës. Gjithashtu i dhuroi edhe një libër me fotografi të veshjeve kombëtare shqiptare. Një dhuratë modeste ishte edhe për kryetarin Lekaj nga kryetari i KFM-së Prof.dr Walter Leimgruber.

Foto galeri

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Shërimi i Kushtrimit ngjan me një mrekulli Fakti që Kushtrimi, djali 16 vjeçar nga Kosova me kancer në gjak të ngrihej kaq shpejtë në këmbët e veta, ka tejkaluar edhe pritjet më optimiste.
Tryeza
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 8 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 15:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 19 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 15:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 8 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 15:20

Shkup

Scattered clouds
  • 24 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 16:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj