E premte, 24 Maj, 2013 - 02:45
Subscribe to Syndicate
download

Zjarre aktive në 20 komuna të Kosovës

04.09.2012 - 16:05
Autoritetet kosovare kanë injoruar këto zjarre, pavarësisht se deri tani janë djegur mijëra hektarë pyje dhe zona pyjore

Agjencia kosovare për Menaxhimin e Emergjencave raporton për zjarre në 20 komuna të Kosovës, të cilat në shumicën e rasteve, janë duke u menaxhuar nga zjarrfikësit dhe qytetarët. Ndërsa autoritete kosovare deri më tani kanë injoruar këtë zjarre, pavarësisht raportimin se deri më tani janë djegur mijëra hektarë pyje dhe zona pyjore. 

Derisa në disa shtete të rajonit është shpallur edhe gjendje mobile, madje është kërkuar edhe ndihmë nga vendet e BE-së apo vendet mike, Qeveria e Kosovës sipas gazetës “Zëri” i ka anashkaluar në tërësi zjarret.    

Ismet Ibishi është zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. “Nuk ka elemente të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pasi që aktualisht situata është nën kontroll”,  ka thënë ai. 

Ndërsa Milaim Mullaabazit, përgjegjës i Departamentit të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në MPB, tha se në shumë komuna janë të pranishëm zjarrfikësit ndërsa në disa raste  janë duke ndihmuar edhe banorët e zonave për shuarjen e zjarreve. 

Sipas Mullaabazit zjarre aktive ka në komunën e Podujevës, Lipjanit, Shtimes, Pejës,  Prizrenit, Suharekës, Dragashit, Rahovecit, Malishevës, Gjilanit, Ferizajt, Viti, Kamenicës, Shtërpcëa, Kaçanikut, Vushtrrisë, Mitrovicës, Skenderajt etj, 

Ndërkaq, siç kanë deklaruar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, por edhe ata të Komunës së Gjilanit, nga mos-intervenimi i autoriteteve kosovare, por edhe atyre serbe, një pjesë e madhe e Karadakut është djegur nga zjarret. Sipas parashikimeve janë djegur mijëra hektarë pyje që lidhin disa fshatra shqiptare në dy anët e kufirit. 

Shtetit serb iu ka ndalë në ndihmë Federata Ruse me disa aeroplan për shuarjen e zjarreve, Shqipërinë po ashtu e ka ndihmuar Sllovenia, ndërsa e vetmja që nuk ka kërkuar ndihmë ka qenë Kosova.

Reklamë

Reklamë

Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në intervistën dhënë “Albinfo.ch” thotë e Kosova ofron klime të përshtatshme për investime. Ai fton investitorët ndërkombëtarë që të vijnë në Kosovë
Tryeza të rrumbullakëta
"Zbuloni Kosovën dhe kuptoni shtetet e Ballkanit" Albinfo.ch organizon dy tryeza të rrumbullakëta mbi temën e turizmit në Kosovë : më 5 qershor në Moudon në frëngjisht dhe më 6 qershor në Cyrih, në gjermanisht
Dy maturantë nga Zvicra ndihmojnë fëmijët në Shqipëri Gjatë qëndrimit të tyre dy javor në Shqipëri, Imer Pnishi dhe Sovran Shala kishin parë nga afër kushtet e vështira nëpër shkollat e zonës së Mirditës
Hulumtim
PerBack - Perceptimet për dhimbjet e shpinës Instituti i Komunikimit dhe Shëndetësisë i Universitetit të Luganos është duke zhvilluar një hulumtim me punonjësit shqiptarë në Zvicër që vuajnë nga dhimbjet e shpinës
Muzikë dhe vargje shqip në Bernë Publiku pati rastin të dëgjojë këngë nga Elina Duni, fragmente librash nga Besa Myftiu dhe vargje nga poeti i ri Ndriçim Ademaj
albinfo.ch
Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit Me këtë rast nga maja e minares prej alumini, është shkëputur dhe është marrë me vete gjysmëhëna me yll, simbol i islamit

Reklamë

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 01:50

Prishtinë

Broken clouds
  • 12 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 02:30

Cyrih

Broken clouds
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 01:50

Shkup

Broken clouds
  • 14 °C
Reported on:
Pre, 24/05/2013 - 02:00

Reklamë

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj