Zviceranët, një urë në mes të KFOR-it dhe popullsisë kosovare

© Alexandre Bär
"Ekipet ndërlidhëse dhe të monitorimit (Liaison and Monitoring Teams, LMT)" janë në punë në mbarë vendin. Misioni i tyre: matja e pulsit të qytetarëve dhe raportimi i vëzhgimeve të përditshme të kryera nën komandën e KFOR-it.
Ata qëndrojnë në mesin e ushtarëve të KFOR-it dhe njohin më së miri rrugët dhe shtigjet e Kosovës. Në Mitrovicë, në pjesën veriore, ushtarët zviceranë të grupit LMT, hyjnë me shkathtësi në makinën e tyre (4x4) për t’u endur nëpër labirintin e rrugëve kosovare. Të shpërndarë brenda pesë rajoneve territoriale të vendit, LMT-të janë të pranishëm në tërë Kosovën. Dy ekipe zvicerane veprojnë në jug, në Prizren dhe Malishevë, dhe dy në veri, në jug të Mitrovicës dhe në Zubin Potok.
Të përbërë nga 6 deri në 8 meshkuj, ata të gjithë kanë të njëjtin mision: të jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të mbajnë një dialog me qytetarët dhe autoritetet lokale. Falë njohurisë së terrenit si dhe të aktorëve të ndryshëm, anëtarët e LMT-së gëzojnë një pamje globale të situatës dhe mund të paralajmërojnë komandën e KFOR-it në rast problemi apo fatkeqësie. Motoja e tyre: "Ne jemi sytë dhe veshët e KFOR-it."
Gjithmonë të mirëpritur

© albinfo.ch: Pierre Abbé dhe Zenel Bunjaku
Nëse ata janë të armatosur, është vetëm për të mbrojtur veten. Sepse, këmbëngulin në këtë fakt, ata janë diplomatë me uniformë dhe jo luftëtarë. Duke vështruar zëvendës oficerin e parë Pierre Abbée, 22 vjeç, në bisedë me Zenel Bunjakun, drejtor i OJQ-së "Iniciativa për Zhvillimin Bujqësor të Kosovës" (IADK), ai pasqyron afërsinë që LMT-të kanë arritur të ndërtojnë me popullsinë vendore. "Peter është gjithmonë i mirëpritur, tregon me entuziazëm Zenel Bunjaku. Pierr vetëm ma bënë një telefon dhe unë mundohem të lirohem për të. Është pothuajse si një anëtar i familjes. " Edhe pse distanca mund të duket e madhe ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, disa njerëz krijojnë përshtypjen së është shumë më e afërt. "Une jam nga Walisi/Valais dhe kam disa lopë, argëtohet Pierre Abbée. Ky fakt ka bërë që shkëmbimet tona të konsolidohen dhe që të zhvillojmë disa biseda miqësore interesante.”
Për drejtorin e IADK-së, “këshillat e LMT-së janë të vlefshme për zgjidhjen e problemeve tona. " Faktikisht, në Kosovë, sektori i bujqësisë është i kapluar me vështirësi:ndërtime të shtëpive të paautorizuara në tokë bujqësore, mungesa e një federate fshatare të vërtetë, menaxhimi i dobët i prodhimit bujqësor, etj. Kështu që, me sjellën e përvojës të secilit në bisedë, shkëmbimet bëhen konstruktive për të dyja palët. "Për mua është një përvojë shumë e dobishme personalisht dhe profesionalisht, insiston ushtari Pierre Abbé. Ne mësojmë se si të hyjmë në kontakt me njerëzit dhe të kultivojmë marrëdhëniet me të tjerët. "

Për të qenë më afër popullsisë, LMT-të nuk jetojnë si ushtarë 'klasikë'. Në Prizren dhe Malishevë, ata nuk qëndrojnë në kampet ushtarake, por në shtëpi apo në qëndra të qyteteve. Ata tregojnë për Albinfo.ch se lokalet janë të hapura për banorët në çdo kohë . Kurse në veri, për shkak të situatës, ekipet qëndrojnë në kampin ushtarak Novo Selo. "Kosovarët flasin me ne me shumë dëshirë, thotë oficeri specialist Alexander Bär, lideri i ekipit në Prizren. Ata e dinë se misioni ynë ka ndryshuar. Tani nuk jemi këtu për të ndërtuar ura apo për të sjellë ujë, por të pasur një pamje globale të gjendjes në mënyre që t’i transmetojmë lajmet e duhura sa më herët qarqeve përkatëse më të larta. "Në Prizren, marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve janë të zbutura, ndryshe çfarë janë në veri.
Këtu, xhamitë dhe kishat bashkëjetojnë në mënyrë paqësore. Projektet e rindërtimit të rretheve serbe janë edhe në progres. Në rajon, problemet kanë më tepër të bëjnë me çështjet socio-ekonomike dhe ato që shqetësojnë kryesisht popullatën janë papunësia, uji dhe mjedisi. Pasi që ai kaloi 18 vjet në polici në Cyrih, oficeri 45 vjet pranon se angazhimi i tij në Kosovë i ka dhënë një tjetër vizion të vendit dhe banorëve kosovarë. "Si një oficer policie, kontaktet që kohsa me të kosovarët në Zivër ishin rrallë në situata të mira. Këtu kam gjetur njerëz shumë miqësor dhe të hapur. Jam këtu për herë të dytë dhe unë mund t'ju them se kurrë nuk kam qenë në një situatë konflikti me kosovarët. "
Zbritje e numrit të ushtarëve në Kosovë
Sot, misioni i KFOR-it është që të mbajë një mjedis të qëndrueshëm në Kosovë në të cilën zgjidhje politike mund të gjenden. Aktualisht janë pak më shumë se 5700 ushtarë nga tridhjetë vende, ndërsa regjistrimi shkon deri në 50.000 ushtarë. Sot, KFOR-i ndërhyn vetëm në radhë të tretë tretë. Lidhur me sigurinë publike, Policia e Kosovës është ajo që ndërhynë e parë, Pastaj në radhë të dytë vjen EULEX. Komisioni Evropian në anën e tij, i referohet në veçanti krijimit të një sistemi gjyqësorë, policorë dhe doganorë multietnikë dhe të pavarur. Përfundimisht, KFOR-i dëshiron që të siguroi një prani minimale në Kosovë, përgjatë linjave të asaj që po ndodh në Bosnje-Hercegovinë. Situata aktuale e tensionuar në veri të Kosovës e ka ngadalësuar këtë proces të tretje.
Foto galeri: Albinfo.ch së bashku me "Le Matin", mysafirë të Swisscoy-it në Prizren
- - Rrugëve ilegale në veri të Kosovës, është duke u kontrabanduar (18.05.2012 - 09:36)
- - Në Shqipëri, mbështetet parada gay (18.05.2012 - 08:51)
- - 83 vjeçari dhuron veshkën e tij "formula 1" (18.05.2012 - 08:05)
- - Marrëveshje për promovim të Kosovës (17.05.2012 - 19:49)
- - "Ditët e Gjuhës Gjermane" në Prishtinë (17.05.2012 - 18:34)
- - Promovohet abetarja e përbashkët (17.05.2012 - 14:15)
- - Shtyhet gjykimi kundër Mlladiqit (17.05.2012 - 13:17)
- - Tadiq: Edhe BE-në, edhe Kosovën (17.05.2012 - 12:59)
- - Gjysma e Evropës në Prishtinë (17.05.2012 - 09:54)
- - Kosova e Shqipëria, nderojnë viktimat e fashizmit në Mathausen (17.05.2012 - 09:32)





















































Post new comment