"Shard" në Londër, ndërtesa më e lartë në Evropë
“Shard", ndërtesa më e lartë në Evropë, është përuruar zyrtarisht të enjten në Londër, tri javë para fillimit të lojërave olimpike „Londra 2012“.
"Shard", një vepër e arkitektit italian Renzo Piano, pas rreth tre vjetësh ndërtimi bëhet simbol i kryeqytetit britanik, që do të njihet në gjithë botën.
Sipas mediave britanike, rreth 540 milionë euro janë shpenzuar për ndërtimin e kësaj kulle në Londër.
Vizitorët nga kati i 72-të do të kenë shikim të papenguar në 360 shkallë në gjithë qytetin në perimetër prej 64 kilometrash.
Kjo ngjarje shënon përfundimin e pjesës së jashtme të qiellgërvishtëses, brenda së cilës punimet do të vazhdojnë rreth hoteleve, apartamenteve dhe restoranteve deri në shkurtin e vitit 2013.
Aktualisht ndërtesa më e lartë në botë konsiderohet “Burj Khalifa”, e cila gjendet në Dubai, me lartësi prej 828 metrash.
Ndërkohë francezët planifikojnë ndërtimin e kullave binjake, të larta 328 metra, të cilat do ta lënë nën hije ndërtesën Chard në Londër, e cila vlerësohet si më e larta në Evropë.
Moti
Bernë
- 11 °C
Sht, 25/05/2013 - 14:50
Prishtinë
- 15 °C
Sht, 25/05/2013 - 14:30
Cyrih
- 8 °C
Sht, 25/05/2013 - 14:50
Shkup
- 23 °C
Sht, 25/05/2013 - 14:30
