Sport

Chalenge liga: Katër golashënues shqiptarë

 

Në ndeshjen Locarno -Winterthur 4 : 1, nga një gol për të dy ekipet e shënuan futbollistët shqiptarë. Për vendësit Armando Sadiku shënoi golin e parë në minutën e 20. Sadiku luajti deri në minutën e 84.

Për mysafirët, Ermir Lenjani i cili luajti tërë ndeshjen, shënoi  golin e vetëm nga gjuajtja e lirë në minuten e 54. Lenjani u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minuten e 83. Për mysafirët po ashtu tërë ndeshjen luajti edhe Granit Lekaj.

 Shkëlzen Gashi shënoi për vendësnë minutën e 68 në ndeshjen Aarau-Lugano 2:0. Për Luganon deri në minutën e 75 luajti edhe Sehar Fejzullahi.

 Në ndeshjen Kriens-Delemont 0 : 2 për vendës tërë ndeshjen luajti Gëzim Shala. Kurse në ndeshjen Vaduz – Biel Biene 1 me 1, Labinot Sheholli për mysafiret luajti 90 minuta.