Sport

Chalenge Ligue: Altin Osmani, dhe Sehar Fejzullahi, realizatorë

Fejzullahi ishte autor i golit të dytë në minutën e 64. Në minutën e 43 u ndëshkua me karton të verdhë.

Në ndeshjen e xhiros së 23-të në Chalenge ligës në futboll, në mes të FC Yverdonit–FC Wohlen, 2 : 2 për mysafirët Altin Osmani i cili luajti tërë ndeshjen, shënoi gol te rezultati 1 me 2 për mysafirët, në minutën e 42. Në radhët e mysafirëve gjatë tërë ndeshjes u aktivizua edhe Naim Haziri kurse Alban Pnishi nga minuta e 74. Flamur Tahiraj ishte rezervë.

Në ndeshjen FC Chiasso–FC Lugana 0 : 2, në fitoren e mysafirëve kontribut të madh dha edhe Sehar Fejzullahi, i cili ishte lojtari i vetëm shqiptar në këtë ndeshje dhe luajti tërë ndeshjen. Fejzullahi ishte autor i golit të dytë në minutën e 64. Në minutën e 43 u ndëshkua me karton të verdhë.

Në ndeshjen FC Kriens-FC Winterthur 2 :1 , për vendës u aktivizua nga fillimi Genc Mehmeti i cili u zëvendësua në minutën e 72 kurse Gëzim Shala hyri në lojë nga minuta e 67. Për mysafirët Ermir Lenjani luajti tërë ndeshjen e Granit Lekaj ishte rezervë.

Muharrem Xhaqku luajti tërë ndeshjen në humbjen e FC Delemont si mysafir kundër FC Wil 3 : 1. Kadri Hamzai, për shkak të lëndimit nuk luajti fare, kurse për vendës, Ifraim Alija ishte rezervë duke mos luajtur fare.

Visar Berisha dhe ekipi i tij FC Shafhausen pësuan debakël në Gjenevë kundër FC Servete, me rezultatin 6 me 2. Berisha luajti deri në minutën e 75.

Në fitoren e FC Locarno si mysafir ndaj FC Biel Biene 2 : 0, kontribut të madh dha edhe Armando Sadiku i cili luajti nga fillimi i ndeshjes e deri kur u zëvendësua, në minutën e 83-të. (SS)