Sport

Chelsea Kampion!

Titulli i kampionit shkoi në duart e skuadrës angleze vetëm pas pjesëve shtesë të lojës dhe gjuajtjeve të penalltive

Kampioni i ri i Ligës së Kampionëve ka emrin Chelsea. Titulli i kampionit shkoi në duart e skuadrës angleze vetëm pas pjesëve shtesë të lojës dhe gjuajtjeve të penalltive.

Ndeshja, në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat 1:1. Golin për Bajernin, në minutën e 83-të e kishte shënuar Müller, ndërsa pesë minuta më vonë, në minutën e 88, Drogba kishte shënuar golin për Chelsean.

Pasi që as loja shtesë nuk e solli fituesin, u desh të kalohet në penallti. Me gjithë avantazhin e fillimit që kishte Bajerni, ishte Chelsea ajo që fitoi me penallti. Humbja e penalltisë nga Schweinsteiger ishte fatale për Bajernin, ndërsa me shënimin e golit nga penalltia të Drogbas, u kurorëzua reultati 4 5 për Chelsean.

Me këtë fitore Chelsea bëhet për herë të parë kampione në Ligën e kampionëve.