Shkurt.ch

Chiasso pranon monedhën virtuale Bitcoin

Në Chiasso në Zvicër, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm do të mund të paguhen taksat në Bitcoin, duke ndjekur shembullin e Komunës së Zug.

Lajmi erdhi pas një deklarate të lëshuar nga Komuna e Chiasso-s. Ajo pritet të lërë pas rivalin Zug, njohur ndryshe edhe si Lugina e Kryptos, duke pranuar Bitcoin si formë pagese për taksat me vlerë deri në 250 franga, 50 franga më shumë sesa limiti i implementuar nga Zug, përcjell albinfo.ch.

Në deklaratën e lëshuar thuhet se kryetari i komunës është takuar me një grup sipërmarrësish lokalë, të cilët kanë zgjedhur Chiasso-n për bizneset e tyre.

Në mesin e këtyre sipërmarrësve ishin ekipi i Digital Identity, Natale Ferrara, Andrea Benetton dhe Paolo Barrai.
Gjithashtu Chiasso-s i janë bashkuar edhe njerëz të njohur dhe kompani në industrinë e Blockchain, përfshirë Eidoo, CryptoLab dhe Giacomo Zucco.

Bitcoin është një rrjet që mundëson një sistem të ri të pagesave dhe është para tërësisht digjitale. Ai është rrjeti i parë i decentralizuar i rrjetit të pagesave ‘peer-to-peer’ që është e kontrolluar nga përdoruesit e saj dhe jo nga ndonjë autoritet qendror apo ndërmjetësues.