Shkurt.ch

Christine Häsler bëhet deputete nacionale

Te shqiptarët në Zvicër, Christine Häsler ka një emër të mirë

Christine Häsler, prej Grindelwald në kanton të Bernës është pasardhëse e Alec von Graffenried, i cili e lëshon Këshillin Nacional.

Christine Häsler është angazhuar gjatë luftës në Kosovë për refugjatët nga Kosova dhe së bashku me aktivistë të shumtë shqiptarë ka mbledhur ndihma për Kosovën.

Christine Häsler ka udhëhequr me vitë të tëra Asylforum Interlaken. Aty ka kontribuar me shumë punë vullnetare në këshillimin e refugjatëve prej të gjitha anëve të botës, të cilët kanë qenë të strehuar në Berner Oberland.

Në vitet e 90-ta ajo është marrë me përkushtim me telashet e refugjatëve prej ish-Jugosllavisë.

Së bashku me Kishën e Interlakenit, ka nisur dhe është përkujdesuar për projkte humanitare në Bosne dhe Hercegovinë.

Ajo së bashku me bashkatdhetarin tonë Sadri Loshi ka themeluar Shoqatën “Solidarität mit Kosova”.

Kjo shoqatë me vite të tëra  ka dërguar ndihma humanitare për në Kosovë.

Te shqiptarët në Zvicër, Christine Häsler ka një emër të mirë. Një numër i madh prej tyre ka përfituar drejtpërsëdrejti nga këshillat dhe ndihma e saj konkrete.