Bota

Çiftet që po shkurorëzohen, po kanë probleme me ndarjen e kryptovalutave

Në Britani të Madhe, një çift që po shkurorëzohet po ka përplasje se si të ndajë buxhetin prej 830 mijë dollarëve në kryptovaluta. Për këtë s’ka as ligj

Monedhat digjitale u kanë dhënë rregullatorëve shumë kokëdhembje dhe shumë prej tyre kanë nisur të provojnë rregullimin e Bitcoinit dhe kryptovalutave tjera.

Shqetësimi kryesor është për aktivitete ilegale, shpërlarje parash e evazion fiskal.

Por tani duket se vetë fansat e kryptovalutave do të kërkojnë për rregullim dhe ligje që mbrojnë të drejtat e tyre të pronësisë në rast të shkurorëzimit, transmeton Albinfo.ch.

Në Britani të Madhe, një çift që po shkurorëzohet po ka përplasje se si të ndajë buxhetin prej 830 mijë dollarëve në kryptovaluta. Për këtë s’ka as ligj.

Sipas “Business Insider”, firma ligjore britanike Royds Withy King është duke këshilluar tri raste të ndarjes me përfshirjen e kryptovalutave.

Në njërin nga këto raste, burri kishte investuar 110 mijë dollarë në krypto dhe tani ka vlerë 830 mijë dollarë.

Gjithsesi, gjykatësit presin rritje të këtyre rasteve në të ardhmen dhe shpresojnë që të rregullohen me ligj.