E-Diaspora

Çifti i blogerëve shqiptarë në Zvicër

Agron dhe Gentiana Bajrami jetojnë në Zvicër dhe janë ndër blogerët e vetëm shqiptarë, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë

Janë të rrallë. Ashtu si fotografitë e tyre. Çifti shqiptar me pasionin për fotografi ka bërë që të jenë të kërkuar nga shumë biznese që t’iu reklamojnë shërbimet e tyre. Agron dhe Gentiana Bajrami jetojnë në Zvicër dhe janë ndër blogerët e vetëm shqiptarë, jo vetëm në Zvicër, por edhe më gjerë. Çifti shqiptar ka një faqe në ‘Instagram’ që quhet “Goni Lee”, derisa fotografitë e tyre janë të shpërndara në shumë vende anekënd botës.

Gjithçka filloi rastësisht 

Agroni tregon si filluan me këtë punë. “Ne jemi Travel Blogers. Kemi filluar para një viti e gjysmë. Ne shkojmë në vende të ndryshme dhe bëjmë fotografi. Unë i bëj fotografi gruas, dhe më pas shumë hotele na kanë kontaktuar, kryesisht nga Zvicra, edhe pse kemi pasur bashkëpunim edhe në Maldive, Çeki apo Itali, por kryesisht në Zvicër. Hotelet e shohin se çfarë bëjmë ne, dhe pastaj na ftojmë që të qëndrojmë mysafirë të tyre. Pastaj ju reklamojmë hotelin, pishinat, dhomat, e kështu me radhë”, shprehet Agron Bajrami për albinfo.ch.

Gjithçka ishte e rastësishme. “Kemi qenë në pushime, dhe i kam bërë një fotografi gruas. Ishte kohë me mjegull dhe hoteli ishte në kodër, ku fotografia me të vërtetë ka dalë si panoramë. Ajo fotografi është shpërndarë me të madhe, me ç`rast shumë njerëz na kanë bërë ‘tag’. Ai hotel është bërë shumë i famshëm dhe tani aty duhet të rezervosh gjashtë muaj më herët”, shprehet tutje Agron Bajrami, që jeton në Cyrih të Zvicrës, ndërsa për një vit është shkolluar për fotografi.

14 mijë ndjekës në instagram

Momentalisht këtë punë nuk e kanë primare, por kjo pritet të ndryshojë në të ardhmen.  “Ne kemi rreth 14 mijë ndjekës në ‘Instragram’, dhe planifikojmë të hapim edhe një uebfaqe. Megjithatë, ne punojmë këtu në Zvicër dhe kjo nuk është punë primare. Sikur të donim të ishim, sigurisht se do të mund të jetonim edhe nga kjo punë. Kemi shumë kërkesa nga hotele, por edhe restorante të ndryshme. Tash kemi filluar edhe me video klipe të hoteleve, për shkak të kërkesave të shumta. Gjithashtu mund të fillojmë të bashkëpunojmë me agjenci që shesin valixhe, por edhe rroba, që t’iu reklamojmë produktet e tyre”, nënvizoi Agroni, i cili merret me projektime të klimës, ndërsa gruaja e tij, Gentiana, është duke studiuar për shitëse të shtëpive.

Bëjnë deri në 10 pushime brenda vitit

Ata shkojnë në pushime të paktën deri në dhjetë herë brenda vitit. Agroni këtë punë e bën nga pasioni, dhe jo vetëm për të fituar para. “Unë punoj edhe në diskotekën Rinora 4. Aty jam njoftuar më shumë njerëz. Kam marrë ftesa për dasma dhe fejesa, por i kam refuzuar. Dëshira ime është të fotografoj vende interesante, dhe asnjë nuk e rregulloj me ‘Photoshop’. Fotografitë i bëj me kamera profesionale, dhe në rast të caktuara me ‘iPhone 8’. Bashkëpunoj me shokun tim, Shkodran Sherifi, i cili ka firmën “W&M Sherifi” për video”, shtoi tutje Agron Bajrami, që normalisht nuk e harron vendlindjen. “Do të kisha dëshirë të bashkëpunoj edhe në Kosovë e Shqipëri. Jugu i Shqipërisë ka shumë vende të bukura. Do të dëshiroja t’i prezantoja vendet ku flejnë ata”, përfundoi Agron Bajrami për albinfo.ch.

Çifti shqiptar jeton në Cyrih. Agroni ka lindur në Kamenicë, ndërsa më migroi në Lihtenshjan dhe më pas në Zvicër, ndërsa gruaja e tij, Gentiana është rritur e shkolluar në Zvicër

Çifti Bajrami janë ndër blogerët e rrallë shqiptarë, dhe këtë punë e bëjnë më shumë nga pasioni. Të interesuarit mund t’i kontaktojnë në “[email protected]” dhe në “Instagram”-“Goni Lee” https://www.instagram.com/gonilee/

Hotelet me të cilët bashkëpunojnë janë: Hotel Villa Honneg, Waldhaus Flims Alpine GrandHotel % SPA, Grand Resort Bad Ragaz, Sun Island Resort and SPA, Steigenberger Hotel Business Bay Dubai, Hotel Kings Court Prague, Restaurant Da Paulo, derisa në të ardhmen e afërt do të bashkëpunojnë me Riffelalp Resort dhe Design Hotel Mattherohn Focus, por priten edhe shumë bashkëpunime tjera

albinfo.ch

https://www.instagram.com/gonilee/

 

“>