Shqipëria

Çifti që kërcënoi me vetëvrasje në Tiranë: Jetojmë në varfëri ekstreme

Tirana është zgjuar sot e tronditur, kur një çift kishte hipur në një vinç, duke kërcënuar se do të vetëvriteshin.

Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari kishin kërkuar që të vijnë kryetari i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Teuta Gjinollari ka thënë se kishte dy fëmijë të vegjël dhe jetonte në kushte të mjera, pa mundësi t’u blinte ushqime, veshje, libra.

Më në fund çifti janë bindur nga zjarrfikësit dhe policia për të zbritur nga vinçi, ku qëndruan për disa orë.

Skamja, papunësia, varfëria ekstreme, pamundësia për të ushqyer, veshur e blerë libra për dy fëmijët e vegjël të tyre, ishin arsyet e kësaj ngjarjeje që ‘tronditi’ Tiranën.