CH-Ballkani

Çifti shqiptar fsheh drogën në bombolë të gazit

Policisë greke iu desh të bënte një kontroll të imtësishëm të veturës tip “Mercedes-Benz” ML, ngjyrë e bardhë, fuoristradë të çiftit shqiptar.

Droga u gjet në impiantin e gazit të mjetit. Brenda në bombolë ishin fshehur 35 pako me 31 kg e 944 gram marijuanë, shkruajnë mediat shqiptare.

Emrat e të arrestuarve nuk u bënë të ditur, por mediat greke shkruajnë se atyre iu sekuestruan edhe 2900 euro dhe 20 mijë lekë të reja shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Çifti shqiptar akuzohet për transport droge me qëllim trafikimin dhe pasditen e të shtunës, u dërguan në prokurorinë e Kosturit, ku ju komunikua mbajtja në paraburgim.