Sport

Cikalleshi realizon dy gola ndaj Beshiktashit

Në fund, aty u paraqit Cikalleshi që me dy gola të shpejtë përmbysi gjithçka për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka shkëlqyer për ekipin e tij Osmanlispor në Kupën e Turqisë duke realizuar dy gola në fitoren 2:1 ndaj Beshiktashit.

Deri në minutën e 83-të ndeshja ishte pa gola, ndërsa Beshiktashi realizoi i pari duke u nisur drejt fitores.

Por në fund, aty u paraqit Cikalleshi që me dy gola të shpejtë përmbysi gjithçka për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=120&v=F6jr3RUDw8Q