Kuriozitete

Cila është biçikleta më e gjatë në botë

Për të thyer rekordin e kësaj biçiklete funksionale duhej të kaloheshin minimum 100 metra teksa çiklistët nuk prekin fare tokën me këmbë

Një ekip i Universitetit të Australisë Jugore në vitin 2015 ka krijuar një biçikletë të gjatë 41.42 metra për të thyer rekordin e Biçikletës më të gjatë në botë.

Për të thyer rekordin e kësaj biçiklete funksionale duhej të kaloheshin minimum 100 metra teksa çiklistët nuk prekin fare tokën me këmbë, transmeton Albinfo.ch.

Në një biçikletë të tillë nuk është e lehtë të mbahet kontrolli dhe balanci.

Rekordi i shkuar ishte vendosur në Holandë, me një biçikletë 35.79 metra.

Më poshtë është një video e rekordit të vendosur për Biçikletën më të gjatë në botë:

https://www.youtube.com/watch?v=pKvLaIWWmOA