Jeta në Zvicër

Cilat janë pozitat që kërkohen më së shumti nga kompanitë zvicerane

Digjitalizimi në rritje dhe forca punëtore në moshë të shtyrë ka bërë që Zvicra të ketë mundësi që të përballet me deficit në treg për rreth gjysmë milioni punëtorë deri në vitin 2030.

Ky deficit është vërejtur nga kompanitë zvicerane, sidomos për sektorët që kërkojnë më shumë aftësi thuhet në raportin e fundit të agjencisë së rekrutimit Adecco dhe Universitetit të Cyrihut, përcjell albinfo.ch.

Ky hulumtim tregon vendet e punës të cilat firmat zvicerane kanë më së shumti vështirësi t’i sigurojnë.

Në tre mujorin e parë të këtij viti, më së shumti punëtorë në Zvicër janë kërkuar në sektorët: Auditorë, këshilltarë për taksa apo politika të trustit, inxhinierë, mjekë, infermierë dhe farmacistë, si dhe pozita për IT.