Autotech

Cili shtet ka më së shumti superkompjuterë

Superkompjuterët janë sisteme të mëdha dhe të shtrenjta në të cilët përfshihen dhjetëra mijëra procesorë për kalkulim të specializuar të çështjeve të ndryshme

Kina ka kaluar SHBA-në për më së shumti kompjuterë në listën e 500 sistemeve më të shpejta të botës.

Shteti aziatik ka 202 makina të nivelit më të lartë botëror, sipas një studimi të “Top500”. Për dallim nga Kina, SHBA-ja ka 143 të tillë, që paraqet numrin më të ulët deri tash, por përsëri mbeti e dyta. Japonia ishte e treta me 35 sisteme, ndërsa Gjermania e katërta me 20.

Superkompjuterët janë sisteme të mëdha dhe të shtrenjta në të cilët përfshihen dhjetëra mijëra procesorë për kalkulim të specializuar të çështjeve të ndryshme, transmeton Albinfo.ch.

Aty përfshihen:

Studimi i ndryshimeve klimatike

Testimi i armëve bërthamore

Kërkimi i naftës

Parashikimi i motit

Sekuenca e ADN-së

Modelimi i biomolekulave

Performanca matet me petaflopë (një mijë trilionë pika operative në sekondë.

Kompjuteri më i shpejtë i Kinës është SunwayTaihuLight me 93 petaflopë.