Kosova

Cirkut të Shqipërisë i hiqet statusi kombëtar, paralajmërohen protesta

"Jemi të vendosur të protestojmë e të reagojmë deri në fund, që nga bojkotimi i shfaqjeve e deri në javën që vjen e deri në grevat e urisë"

Ndryshimi i ligjit për Artin do ti lërë pa status aktorët e Cirkut Kombëtar. Me miratimin e  ndryshimeve në ligj e ardhmja e cirkut është bërë tejet e paqartë. Pos kësaj problem ky institucion ka edhe me truallin ku është i vendosur.

Artistët e Cirkut Kombëtar në një konferencë për media kanë paralajmëruar protesta nëse Ministria e Kulturës nuk gjen ndonjë zgjidhje për ta. Artistët thanë se, edhe pse kanë kërkuar sqarim nga ana e Ministrisë së Kulturës, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Si mund ta citojë Këshilli i Ministrave ‘Cirkun e Tiranës’ pa marrë një vendim Parlamenti, për heqjen e këtij statusit kombëtar? Jemi të vendosur të protestojmë e të reagojmë deri në fund, që nga bojkotimi i shfaqjeve e deri në javën që vjen e deri në grevat e urisë.

Artistët e Cirkut janë të vendosur që statusin kombëtar nuk e lëshojnë. Ne në ministri na kanë thënë se nuk kanë fonde të na mirëmbajnë”, ka deklaruar kryetari i Sindikatës të Artistëve të Cirkut, Julian Kazazi.