CH-Ballkani

City ka shpenzuar më shumë në mbrojtje se 52 shtete, ndër to Shqipëria, Kosova e Maqedonia

Shqipëria shpenzon 103.3 milionë funte për mbrojtjen ushtarake, derisa Kosova 36.5 milionë, kurse Maqedonia 74.7 milionë

Skuadra e Manchester Cityt ka shpenzuar shumë në repartin e mbrojtjes. City ka nënshkruar me Benjamin Mendy për 52 milionë funte, Kyle Walker 54 milionë funte, Danilo 27, Ederson për 35, dhe së fund me Aymeric Laporte për 57 milionë funte, shkruan “Daily Mail”.

Në total shpenzimet e skuadrës angleze të futbollit janë 225 milionë funte në mbrojtje, më shumë se 52 shtete që shpenzojnë për mbrojtjen kombëtare, përcjell albinfo.ch.

Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve dhe Paqes i Stokholmit (SIPRI), që heton mundësitë e konfliktit në botë për çarmatimin, publikoi të dhëna të hollësishme për shpenzimet e çdo vendi për armatimin dhe mbrojtjen ushtarake.

Kjo tregon se 52 vende i kushtojnë më pak para buxhetit të tyre vjetor të mbrojtjes në vitin 2016 se sa transferimet e Manchester Cityt.

57 milionë funte të shpenzuara vetëm për Laporten janë më shumë se 26 vende, që shpenzojnë për mbrojtjen ushtarake, transmeton albinfo.ch.

Sipas kësaj renditje, City ka shpenzuar më shumë se Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Shqipëria shpenzon 103.3 milionë funte për mbrojtjen ushtarake, derisa Kosova 36.5 milionë, kurse Maqedonia 74.7 milionë.

http://www.dailymail.co.uk/sport/football/article-5333605/Man-City-spent-defence-52-COUNTRIES.html