AUTOTECH

Çka do të ndryshojë Apple tek iPhonet e rinj

Sipas një njoftimi të fundit nga analisti i njohur i Apple-it, Ming-Chi Kuo, telefonat e ardhshëm të kompanisë do të kenë Intelin dhe do të largohen nga Qualcommi.

Kjo do të thotë qe pas një kohe shumë të gjatë, Apple më nuk do të ketë Qualcommin të pranishëm në telefonat e vet përmes çipave.

Raportimet nga “MacRumors” dhe “9to5Mac” tregojnë se tensionet mes dy kompanive do të zgjerohen dhe do të ketë edhe padi ndaj njëra-tjetrës, transmeton Albinfo.ch.

Nuk dihet se cila gjeneratë e re e iPhonet do të vijë me këtë ndryshim të madh, por Kuo kishte parashikuar që Inteli do të krijojë 70 për qind të modemeve për Apple-in në një të ardhme të afërt.