Kuriozitete

“I çmenduri” thyen rekordin për ecjen mbi litar me sy mbyllur

Ecja në mes dy maleve dhe mbi një lum, nuk është shumë problem për “të çmendurin” Pablo Signoretin që ka thyer rekordin për ecjen më të gjatë në litar me sy mbyllur.

Francezi arriti të ecë 422.82 metra për 25 minuta për të thyer rekordin për këtë ecje, transmeton Albinfo.ch.

Signoret është shprehur se ka qenë shumë nervoz gjatë ecjes.

Krahas tij rekordin e tentuan edhe Mia Noblet nga Kanadaja dhe Samuel Volery nga Zvicra, por që s’u treguan efikas sa Signoreti.