Lifestyle

Çmimi i dytë për Dua Lipën

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka fituar edhe një çmim në “Brit Awards 2018”.

Pasi u shpall Artistja më e mirë e vitit, ajo ka fituar edhe çmimin për Depërtimin më të mirë të vitit, përcjell albinfo.ch.

Në skenë ajo mori edhe vëllain dhe motrën e saj për të “përjetuar eksperiencën e njëjtë si të saj”.

“I falënderoj të gjithë dhe të gjithë fansave që kanë votuar për mua. Ma keni bërë ëndrrën realitet. Vëllai im i vogël sigurisht mendon se jam e çmendur që e kam sjellë në skenë me mua, por arsyeja pse e bëra këtë ka thënë se në albumin e parë u kam thënë të besojnë në magji, dhe kjo është e vërtetë, dhe desha që të dytë ta besojnë dhe ta ndjejnë këtë gjë me mua”, ka thënë Dua Lipa teksa ka marrë çmimin.