Shkurt.ch

Çmimi i benzinës, më i ulëti në 12 vitet e fundit

Çmimet e benzinës dhe derivateve tjera të naftës në Zvicër kanë rënë së fundi ne pikën më të ulët që prej 12 vitesh. Kështu, një litër benzinnë 95 pa plumb kushton 1.35 franga.

Këtë rënie të çmimit të derivateve e ka mundësuar zbritja e çmimit të produktit bazë të naftës, bën të ditur Bashkësia e Naftëtarëve e Zvicrës, duke folur për agjencinë e lajmeve sda.

Kjo ulje çmimi në rafineritë e naftës është shkaktuar fillimisht nga rënia e kursit të saj që ka pësuar ai në bursat kineze. Pasi që kursi i aksioneve të naftës kishte pësuar rënie të madhe, qe ndërprerë për një kohë shitja e saj. Kjo ka bërë që edhe bursa gjermane, më e rëndësishmja në Evropë (dax) përkohësisht të binte për 3.5%