Kultura

“CNN” raporton për rekordin Guinness për portretin e Nënës Terezë

Ky portret ndodhet në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, derisa është punuar nga Saimir Strati, i cili ka treguar se si është frymëzuar për një vepër të tillë arti

 

Artisti shqiptar, Saimir Strati kishte hyrë në Librin e Rekordeve Guinness me portretin e Nënës Terezë. Portretin e saj e kishte bërë me 1.5 milion kapëse teli.

 

Ky rekord ishte thyer në kohën kur Nëna Terezë ishte shenjtëruar në Vatikan, kurse së fundi edhe “CNN” ka raportuar për këtë rekord, përcjell albinfo.ch.

 

“Mozaiku më i madh në botë me kapëse teli me më shumë se 1.5 milion kapëse, edhe zyrtarisht është rekordi Botëror në Guinness”, shkruan “CNN”.

 

Ky portret ndodhet në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, derisa është punuar nga Saimir Strati, i cili ka treguar se si është frymëzuar për një vepër të tillë arti. Ai ishte inspiruar nga fluksi i madh i refugjatëve.